09 aprile 2013

Udhetim ne Valbone, Albania 13-14 prill 2013, shija e vetme pranverore ne alpet e Shqiperis me HighAlbania


Dita e pare (e shtune)
Nisja ne oren 7.00 am te mengjesit nga Tirana.Vendi i takimit mbrapa pallatit teKongreseve tek Play Bar.  Nje pushim te shkurter per kafe buze liqenit te Fierzes neKukes. Me pas do te vazhdojme rrugen per ne Gjakove. Ne Gjakove kohe e lire per te vizituar "Carshine e Gjakoves" pazarin e vjeter tradicional si dhe per nje kafe ose per te ngrene dicka. Me pas do te vazhdojme per ne B.Curri dhe me tej per ne Valbone. Rruga automobilistike vazhdon pothuajse gjate gjithe kohes pergjate ujrave te kristalte dhe te zhurmshem te Valbones. Gjate gjithe kohes do te kemi mundesi te ndalojme te ecim ne kembe si dhe te bejme fotografi sipas deshires. Ne Dragobi do te ecim ne gryken dhe kanionin spektakolar te Mutines. Pas ecjes qe do te zgjase 2-3h (dhe nje pjese e mire do te jete ne bore dhe ku do te keni mundesine te shikoni nje nga majat me te famshme teAlpeve majen e Hekurave). Pas ecjes do te vazhdojme udhetimin tone per ne Fushen e Gjese ku do te akomodohemi tek hoteli qe ndodhet atje. Darka do te hahet ne restorantin prej druri te hotelit ku do te fleme.

Dita e dyte (e diele )

Pas mengjesit do te fillojme ecjen tone ne drejtim te njeres prej lagjeve te Valbones, Gjelajku do te kemi mundesi te shikojme nga afer fundin e lugines si dhe qafen e Valbones.Gjate ecjes pergjate lugines ne bore do te shikoni disa nga majat me te bukura si Grykat e Hapura, masivin e Zhabores, Majen e Rragamit, majen e Thate etj. Egjithe ecje mund te shkoje rreth 3-4h .Pas kesaj do te kthehemi tek Fusha e Gjese nga ku dhe do te nisemi per ne Prizren. Dreka do te hahet ne Prizren. Pas drekes do te marrim rrugen e kthimit per ne Tirane. Mberritja ne Tirane dote jete nga darka.
Cmimi: 5500 leke/person (transport,fjetje,mengjesi dhe guida)
Prenotoni:     info@highalbania.al,  fisnikmuca@yahoo.com069 40 31 232, 067 20 81 636

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate