22 aprile 2013

Muzeu Arkeologjik i Durrësit, mbyllur edhe këtë sezon 2013

Durrës -  Prill 21,2013
As në këtë sezon turistik veror Muzeu Arkeologjik i Durrësit nuk do të jetë i hapur për vizitorët vendas dhe të huaj. Rikonstruksioni i godinës nisi në korrik të vitit 2011 dhe ishte parashikuar që të përfundonte 8 muaj më pas. Por edhe pse ka kaluar 1 vit nga afati, brenda godinës punimet nuk kanë përfunduar. Edhe nëse godina restaurohet brenda këtij muaji, ekspozimi i gjithë iventarit të muzeut është një proces që kërkon shumë më shumë kohë.

"Siç e shihni akoma janë duke vazhduar punimet për rikonstruksionin e godinës së Muzeut Arkeologjik. Do të jetë një fazë tjetër e cila ka të bëjë me ekspozimin e të gjitha objekteve me vlerë në mjediset e reja që janë shtuar brenda godinës së këtij muzeu",-thotë gazetari i "AS", Aleks Kalemasi.

Duke qenë se qyteti i Durrësit frekuentohet çdo stinë të vitit, mungesa e muzeut arkeologjik në guidat turistike, sipas operatorëve turistikë, ka ndikuar negativisht. Fondi për rikonstruksionin e muzeut arkeologjik të Durrësit, i vetmi i këtij lloji në vendin tonë, është 104 milionë lekë. Projekti parashikon ndërhyrje në fasadën e godinës trekatëshe, izolimin e tarracës, rehabilitimin e sheshit para godinës si dhe pjesa më e rëndësishme, vënien në efiçencë të katit të dytë që prej vitesh nuk ka qenë i hapur për vizitorët.

Aleks Kalemasi

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate