17 aprile 2013

Hiking ne natyre te shtunen 20/4/2013 ne Gryken e Shkalles se Zeze dhe kanioni i Lumit te Zezes, aktiviteti i propozuar nga HighAlbania



Transferte nga Tirana per ne fshatin Kurcaj. Ecjen tone do ta fillojme qe nga fshati ne drejtim te kanionit. Ne fillim te kanionit do te shikojme nje ure guri mesjetare me nje hark. Me pas do te vazhdojme shtegun pergjate kanionit ku do te takojme edhe segmentin e rruges se vjeter qe ka sherbyer per te lidhur Krujen me Matin ku nje pjese e mire e se ciles eshte akoma me Kalldrem. Nga mesi i kanionit do te shikojme edhe nje thyerje te lumit me nje ujvare shume te bukur. Me tej mbasi te kalojme nje porte natyrale ku kalon vetem lumi dhe shtegu do te shikojme nje ure tjeter guri me dy harqe qe sherben per te kaluar shtegun ne anen tjeter te kanionit. Me tej do te vazhdojme per te shkuar ne fund te kanionit ku eshte edhe gryka e lumit ku do te jete dhe pika me larte e ecjes tone. Mbas nje pushimi te shkurter do te kthehemi perseri nga e njejta rruge. Tek ura e gurit me dy harqe nen hijen e disa rrapeve do te bejme edhe barbekyne buze lumit.  Mbas barbekyse do te nisemi per ne fshat. Mbas nje pushimi te shkurter ne fshat do te nisemi per ne Tirane. E gjithe ecja do te shkoje rreth 3-4 h per ata qe do te shkojne deri ne fund te kanionit dhe2-2.5h per ata qe do te duan te ndalojne tek vendi ku do te bejme barbekyne.
Takimi si gjithmone ne oren 9.00 am mbrapa pallatit te Kongreseve tek Play Bar
Cmimi: 1000 l per te rriturit dhe 800 l per femijet (transport,barbeky,guide)
Prenotoni: fisnikmuca@yahoo.com, 069 40 31 232, 067 20 81 636
PS: Ky aktivitet eshte i pershtatshem per te gjithe: femije,femije te shoqeruar me prinder si dhe per ata te rritur qe nuk kane qene me perpara ose qe duan te fillojne levizjen ne natyre. Merrni me vete fruta te thata,cokollata,biskota,uje etj. Ne mungese te kepuceve te malit vishni atlete te mira qe ti afrohen disi kepuceve te malit.... :)
Faleminderit!
Cfare do te gjeni ne kete aktivitet;


Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate