17 aprile 2013

Gjirokastra e Berati, ekspertët e monumenteve: Nuk janë të rrezikuara

Tiranë - Prill 17,2013 - 20:17
Gjirokastra dhe Berati nuk janë në rrezik edhe pse në këto dy qendra pasuri botërore në mbrojtje nga UNESCO problemet janë të shumta. Ky është qendrimi i Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve pas raportit të Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet dhe "sitit" ICOMOS kushtuar gjendjes së dy qyteteve shqiptare. Sipas drejtorit të Trashëgimisë Kulturore dhe drejtorit të Monumenteve problemet e nëvizuara nga ICOMOS, janë në rrugën e zgjidhjes.

"Të gjitha këto pika në këtë moment janë prekur dhe po përmirësohen. Raporti vjen në një periudhë kur puna ka filluar. Nëse ju do të merrni mundimin e të lexoni raportin, mbase raportin jo të tërin por pjesën e konkluzioneve dhe sugjerimeve që ato japin, në mënyrë eksplicite thuhet qartazi që nuk ka rrezik për t'u futur në listën e monumenteve në rrezik", u shpreh Arbër Kadia, drejtor i Trashëgimisë në TKRS-së.

Ndërsa drejtori i IMK-së, Apollon Baçe tha: "Ka probleme sa të duash. Ju e dini që në Gjirokastër një nga problemet kryesore është që ai po kthehet gradualisht në qytetë fantazëm. Ne jemi munduar tepër që të tërheqim kapitalin privat në këto gjera. Ne kemi patur një kundërvënie të llahtarshme nga ana e rrugëve të interesit e grupeve me drejtim të caktuar".

Dy ditë më parë ICOMOS ka dërguar në Tiranë një raport prej 50 faqesh, i cili vjen pas një vlerësimi të gjendjes së Gjirokastrës dhe Beratit nëntorin e kaluar.
Krahas vlerësimit të disa përparimeve, ashtu si UNESCO edhe ICOMOS vendos theksin në ndërtimet pa leje, amortizimin e vazhdueshëm të disa shtëpive të pabanuara, monumente në Gjirokastrë dhe nevojës për më shumë fonde në dispozicion të tyre. ICOMOS me qendër në Venecia është organizata më e madhe joqeveritare, e cila nxit mbrojtjen, konservimin dhe promovimin e "siteve" dhe monumenteve të kulturës në botë.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate