07 aprile 2013

Gjirokastër, inaugurohet shtëpia 300-vjeçare e Babametove prill-2013

GJIROKASTËR -06 Prill 2013 - 19:03
Në Gjirokastrës u inaugurua sot restaurimi i plotë i shtëpisë 300 vjeçare të Babametove, një nga ndërtesat më karakteristike në zonën muzeale. Restaurimi u bë i mundur me një fond rreth 200 mijë euro, investim i Organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), me seli në Suedi. 

I pranishëm në këtë aktivitet ministri i ri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Visar Zhiti, vlerësoi këtë investim si një shpresë për rijetëzimin e qytetit të Gjirokastrës. “Suedia është vendi që jep çmimi “Nobel”, ndërsa ne sot i japin Suedisë nobelin e zemrave gjirokastrite”, tha Zhiti. 

Lejla Haxhic, koordinatorja e projektit, tha se restaurimi i shtëpisë së Babametove, synonte të demonstrojë në praktikë se vetëm rijetëzimi në bashkëpunim edhe me pronarët, mund të sjellë shpëtimin për ndërtesat historike në Gjirokastër, ku disa monumente kulture të restauruara së fundmi vazhdojnë të jenë të braktisura e në kërcënim të rirrënohen sepse nuk ka kush të kujdeset për to. “Shtëpia Babameto, së bashku me një ndërtesë tjetër me të njëjtin emër, do të shërbejnë si qendër për kulturë e trashëgimi”, tha Haxhic. 

Shtëpia e gurtë e Babametove, e cila ndodhet fare pranë zonës muzeale, ka qenë një ndër shtëpitë gjirokastrite më të vizituara nga personalitet e kulturës, jo vetëm shqiptar, por edhe të huaj. 

Pas vitit 2008, mjaft drejtues të lartë të shtetit, si dhe personalitete të huaja kanë ndjekur nga afër punimet restauruese në këtë banese, duke admiruar njëkohësisht edhe mjeshtërinë e gurgdhëndësve gjirokastritë, të cilët lartësuan muret e gurta të kësaj shtëpie. 

(er.nu/ata/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate