22 aprile 2013

Cirku Kombëtar jo më shfaqje falas


20 PRILL 2013 03:20

Cirku Kombëtar nuk do të zhvillojë më shfaqje falas për publikun. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u mor vendimi për miratimin e tarifës së biletës së Cirkut Kombëtar, institucion në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Cirku Kombëtar deri më tani e ka zhvilluar aktivitetin e tij falas për publikun. Hyrja falas e publikut për të parë shfaqjet erdhi pasi Cirku nga Bashkia e Tiranës kaloi në varësi të MTKRS. Por në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave u mor vendimi për ta ndryshuar këtë gjë. Statusi Cirk Kombëtar erdhi me miratimin e ligjit të ri mbi artin dhe kulturën, i cili u miratua në muajt e fundit të vitit 2010.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate