08 aprile 2013

Betonizimi i bregut në Vlorë, inertet në det për mole privat

Vlorë - Prill 07,2013 - 14:39
Agjensia Rajonale e mjedisit në Vlorë kërkon bashkëpunimin e institucioneve të tjera lokale për ndalimin ndotjes së detit. Afrimi i sezonit turistik ka risjellë shqetësimin e agjensisë për ngritjen e moleve në det. Një numër i pafund makinash gjatë natës marrin inertet nga kantjeret e ndërtimit dhe i hedhin ato në det për të krijuar mole, plazhe private të cilat më pas edhe licensohen.

"Ne si agjenci rajonale e mjedisit kemi njoftuar të gjithë institucionet për të patur një bashkëpunim sa më të mirë dhe të përbashkët përsa i përket këtyre problemeve, por është për të ardhur keq që deri më sot nuk është bërë asnjë zgjidhje qoftë nga ne si ARM qoftë dhe nga institucionet e tjera shtetërore. Të premte, të shtunë dhe të dielë gjatë orëve të natës vazhdojnë dhe mbushën me sasi të konsiderueshme inertesh që është shumë e vështirë për tu pastruar dhe për tu hequr", thotë Geron Gunbardhi, ARM Vlorë.

Ndërtimet shumë katëshe fare pranë bregur në zonën e ujit të ftohtë dhe numri i madh i moleve që sa vjen dhe shtohet në bregdetin e Vlorës po shkatërrojnë vijën bregdetare. Po ashtu ndryshimi që po pëson kjo vijë duke marrë tokë në det shkatërron florën dhe faunën e tij . Që me shfaqjen e fenomenit të nëdrtimit të moleve asnjë nga institucionet lokale të Vlorës nuk ka reaguar për frenimin e tij.
Festim Llanaj 

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/60794/ALB#Xchiu

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate