09 aprile 2013

Aktivitet alpinizmi 13-14 prill 2013, Ngjitje ne malin e Tomorrit,Berat (cuka Partizan 2416 m)


Diten e pare(e shtune)
 Nisja ne oren 8.00 nga Tirana. Vendi i takimit mbrapa pallatit te Kongreseve tek Play Bar.Ne Berat do te bejme nje pushim per te vizituar kalane si dhe per te ngrene dicka. Me pas do te vazhdojme udhetimin tone drejt fshatit Dardhe qe ndodhet ne kembet e Tomorrit ne faqen veriore te tij. Nga fshati Dardhe tek kroi i Tarikos do te ngreme edhe kampin baze. Fjetja ne cadra.


Dita e dyte (e djele)
Nisja ne mengjes heret per te pushtuar majen Cuka Partizan 2416 m dhe kthim ne kampin baze. E gjithe ecja do te shkoje 8-9 h me ngjitje-zbritje 1500-1600 m. Mbas nje pushimi te shkurter do te zbresim ne fshat tek mikrobuzat dhe me pas do te vazhdojme per ne Berat dhe me pas per ne  Tirane...
 Cmimi 3000 l/person (transport, fjetja ne cadra, guide)
Prenptoni:   fisnikmuca@yahoo.com, info@highalbania.al,   069 40 31 232, 067 20 816 36
Kujdes: Federata Shqiptare e Alpinizmit organizon kete aktivitete si aktivitetin dimeror kombetar. Duke qene se ne jemi pjese e saj do te marrim pjese ne kete ngjitje. Ngjitja eshte relativisht e veshtire dhe kerkon pervec pergatitjes fizike dhe eksperience te ecjec ne bore. Te gjithe ata qe do te duan te marrin pjese ne kete ngjitje duhet te kene gjithashtu minimumi kepuce te mira per mal, Kthetrra,kazem alpine ose shkopinjte e ecjes,veshjet te ngrohta per ne mal etj. Per arsye se nje pjese e mire e ecjes do te jete ne bore merrni me vete edhe nje pale kepuce rrezerve si dhe corape. Mos harroni sleep in bag,shtresen izoluese ose dyshek me ajer si dhe ushqim per tre vakte.
Faleminderit!

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate