01 aprile 2013

7-prill-2013 nje fund jave per te shijuar Ujvaren e Krrabes me Eksploruesit e Albania Beauty


HIKING - UJËVARAT E KRRABËS
Qyteza e Krrabëz e ndodhur në periferi të Tiranës, 45 minuta larg, dhe e rrethuar nga monumente natyrore të bukura dhe të larmishme përbën një zonë me nje atraksion të veçantë dhe të rëndësishëm për të apasionuarit pas udhëtimeve dhe hiking. Pikërisht në këtë zonë do të përqëndrohet guida jonë e radhës: Hiking nëpër ujëvarat e Krrabës 
Nisja do të bëhet ditën e dielë me 7 prill në orën 9:00 tek parku i lojërave “7 xhuxhat” – rruga e Elbasanit. Pasi të udhëtojmë për 45 – 60 minuta (në varësi të trafikut) do të mbërrijmë në qytezën e Krrabës nga ku do të fillojmë hiking tonë.
Destinacioni i parë do të jetë ujëvara më e madhe e kësaj zone, 30 metra lartesia e kupolës mbi pellg dhe tek 100 metra shkallëzimi nëpër shkëmbinj deri në derdhjen ne degëzimin e Erzenit në Krrabë.
Pas eksplorimit të ujëvarës do të vazhdojmë hiking për në vendin ë quajtur “Shkëmbi i bletës”, një masiv gjigand shkëmbinjsh i denjë për prova alpinizmi. Nëse dikush nga ju dëshiron të provojë aftësitë tij si alpinist , në shkëmbinj gjenden akoma litarë të lënë nga vizitorët paraadhës. Vendimi dhe guximi për të ngjitur dhe zbritur këtë shkëmb do të jetë vetëm i juaji.
Pasi të lejmë shkëmbin e bletës, dhe 2 mini ujëvarat që e rrethojnë atë do të vazhdojmë ecjen për në ujëvarën e fundit, në një lartësi prej 25 metrash. Kjo është edhe ujëvara me e bukur e zonës prandaj edhe barbequen do e zhvillojmë në fushat pranë kësaj ujëvare.
Pas barbeques dhe birrave
dhe fotografive dhe buzeqeshjeve,
do të hipim ne furgonin e kthimit për në Tiranë.
I gjithë hiking do të zgjasë 4 orë, ku në këtë minutazh nuk përfshihet koha që do të kalojmë për barbequen.
Cmimi për person është 1'000 lek ku përfshihen
*transporti Tiranë – Krrabë – Tiranë *Barbeque me qofte dhe kotoleta pule *Pijet *Guida.
Për rezervime dhe më shumë informacion kontaktoni në
C: 0693771019
E: eksploruesit_albania@hotmail.com
F: Eksploruesit – “Albanian Beauty”. fan-page. facebook. com

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate