09 dicembre 2012

Zbardhet raporti gjeologjik: Ndryshoni metodën e gërmimit

 TIRANE -07 Dhjetor 2012 NGA: FATMIRA NIKOLLI .donëse Apolonia u përmbyt sërish sivjet, një studim i kryer në vitin 2011 jepte rekomandimet, që duheshin marrë parasysh që kjo të mos ndodhte. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot raportin mbi parkun arkeologjik. Studimi i referohet gjendjes së krijuar pas shkarjeve të vitit 2010 dhe u krye nga specialistët më të mirë të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar me
kërkesën e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në tetor 2011. Burime pranë MTKRS
thanë dje për "GSH" se asnjë nga rekomandimet e gjeologëve nuk u mor parasysh nga stafi i Institutit
Arkeologjik të Tiranës, që kryen gërmimet në zonën e teatrit të Apolonisë bashkë me arkeologët gjermanë. Kjo solli përsëritjen e të njëjtave dëme si në vitin 2010. Relacioni i Drejtorisë së Përgjithshme
të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (Ministria e Ekonomisë) mban titullin "Mbi kushtet gjeologoinxhinierike të shpateve ku vendoset 'Portiku lindor' dhe 'Teatri' në Parkun Arkeologjik, Apoloni, Fier". Autorë të këtij studimi janë Inxh. Mentor Lamaj, Inxh. Mimoza Jusufati dhe Inxh. Olgert Jaupaj. Drejtor i Departamentit të Gjeologjisë Inxhinierike Gjeofizikë Gjeodezi është Inxh. Mimoza Jusufati dhe relacioni është miratuar nga drejtori i përgjithshëm SH.GJ.SH Prof.Dr. Adil Neziraj. Relacioni mban datën, tetor 2011.
 Masat mbrojtëse kundër fenomeneve gjeodinamike Sipas inxhinierëve të sipërcituar, vrojtimet e kryera në terren tregojnë se dëmtimet e ndodhura në dy sektorë të Parkut Arkeologjik të Apolonisë janë serioze dhe penguese të veprimtarisë së punës normale në këta sektorë. Më poshtë ata përshkruajnë se cilat janë masat mbrojtëse që duhet të merren për stabilizimin e situatës, ku veçojmë: "Në godinën e Portikut lindor, të merren masa për riparimin e themelit të saj, duke bërë largimin e dherave të pangjeshur midis themelit të godinës dhe murit 200vjeçar si dhe zëvendësimi i tyre me material më të fortë e më të qëndrueshëm, për sa u përket parametrave gjeoteknikë të tij". Në relacion thuhet se në sheshin e gërmimit për teatrin, masat mbrojtëse duhet të orientohen në dy drejtime: 
1 Të gërmohet fillimisht në kuotat me të larta dhe më tej gërmimet të orientohen në drejtim të sheshit aktual të gërmuar. Kjo do të sjellë lehtësimin e peshës së dherave deluvialë në shpat dhe për pasojë edhe zvogëlimin e mundësisë që rrëshqitja të zhvillohet më tej.
2 Të merren masa mbrojtëse për ruajtjen e pjesës që është gërmuar deri tani dhe asaj që
do të gërmohet më vonë, duke ndërtuar një perde pilotash në pjesën më të sipërme të
zonës që do të gërmohet....
Përfundimet
Tek përfundimet e relacionet përveç përshkrimit gjeologjik të zonës, thuhet se "kushtet hidrogjeologjike
të zonës së studimit favorizojnë një erozion fundor dhe sipërfaqësor aktiv dhe aktivitet të ngritur gërryes të ujërave nëntokësorë, kjo në kohë reshjesh të bollshme të stinës së dimrit e të pranverës". Inxhinierët vërejnë se fenomeni i ndodhur në themelin e godinës së Portikut lindor klasifikohet si cedim i shkaktuar nga prezenca poshtë themelit të një shtrese të pangjeshur e me veti të dobëta gjeoteknike. Pjesë e fundit të tyre është tejet interesante për debatin e ndezur mes institucioneve dhe thuhet shprehimisht si vijon: "Fenomeni i ndodhur në zonën e gërmimeve për teatrin klasifikohet si rrëshqitje dherash të mbulesës së Kuaternarit. Faktorët që kanë ndikuar në aktivizimin e kësaj rrëshqitjeje janë humanë (nga gërmimet e kryera) dhe natyrore (pjerrësia e relievit dhe prezenca e lartë e ujërave nëntokësorë)". 
Rekomandimet
Në fund të relacionit inxhinierët thonë e bardha mbi të zezë se cilat janë rekomandimet e tyre, duke i ndarë në dy pika: E para, poshtë themelit të godinës së Portikut lindor, të hiqet shtresa me veti të dobëta gjeoteknike dhe të zëvendësohet me një shtresë tjetër me veti me të mira gjeoteknike; e dyta, në zonën e teatrit të ndryshohet metoda e gërmimit nga poshtëlart me metodën nga lartposhtë.
Gjithashtu sipas tyre, për hapësirën që mendohet se do të gërmohet, të merren masa mbrojtëse të shpatit duke ndërtuar një perde pilotash në pjesën më të sipërme të gërmuar. Të dhënat për pilotat duhet të merren nga një studim i detajuar për kushtet gjeologoinxhinierike të shpatit.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate