08 dicembre 2012

Saranda: Sezoni veror 2013 fillon tani !

"Sezoni veror 2013 fillon tani".
Me këtë sllogan është organizuar paraditen e 7 dhjetorit nga bashkia e Sarandës analiza e vitit turistik 2012. Drejtues të bashkisë dhe këshilltarë bashkiakë, të ftuar nga institucione të tjera të administratës publike dhe operatorë turistikë e biznesmenë në shërbim të turizmit, kanë qenë pjesëmarrës në analizën e zhvillua në sallën e Hotel "Mediterrane", me heret se çdo vit tjeter. Në raportin e paraqitur nga kryebashk-aku Stefan Çipa u evidentua se Saranda e verës 2012 ishte ndër destinacionet e preferuara turistikë për turistë e pushues, vendas e të huaj, duke qëndruar sërish në mesataren e 500 mijë turistve në vit, ndërkohë që numri i turistëve të huaj shënoi rritje me 10%. "Platforma jonë për turizmin, ka konkluduar Cipa-është strukturuar mbi një përvojë trashëgimie dhe sidomos mbi një strukturë të re investimesh dhe profilizimesh, duke nxitur modelet dhe llojet më të përshtatshme të turizmit sezonal dhe duke synuar turizmin gjithëvjetor në qytetin tonë". Interesimin e të huajve që vizitojnë Sarandën dhe Rivierën në tërësi, ai e ka parë në disa aspekte, por duke dalluar dy preferrncat: për turizmin e plazheve dhe sidomos atë historik e kulturor, ku këto dy lloje turizmi nuk mund të ndahen. Referuar informacionit të marrë nga zyrat e informacionit, nga rrjeti i hotelerisë, porti detar dhe pikëkalimi kufitar i Qafëbotës, prurja turistike që realizoi vera e vitit 2012, është vlerësuar e mirë. Si një arritje më vete u paraqit që Saranda ka qenë më e pranishme dhe më e publikuar se asnjëherë më parë në mediat rajonale e më gjerë, duke veçuar interesimin e posaçëm të treguar nga kanali televiziv më i ndjekur si Al Jazerra. të gazetarëve serbë, gjermanë dhe atyre grekë. Prurjet kryesore turistike, edhe per kete vit, kane qene kryesisht nga vendet e rajonit, si: Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Greqia. Hyrjet e turistëve të huaj vetëm nga porti i qytetit prekin shifrën rreth 40 mije turistë. Gjeografia e turisteve të huaj, te cilet vizituan Saranden, eshte nga rreth 96 vende te botes. Perqindjen me te madhe e kanë zënë turistet angleze, polake, francezë, gjermanë dhe amerikanë. Ndër problemet që u tha se kanë penguar rritjen turistike të Sarandës, u rendit situata kritike e kriju-ar nga ujësjellësi e nga CEZ me ndërprerjet e energjisë elektrike si asnjë verë tjetër, si dhe nga infrastruktura e keqe rrugore në Metoq e në rrugën hyrëse për në Sarandë. Analiza ka parë me realizëm edhe në të metat e vetë bashkisë, si tregtimi i peshkut dhe produkteve të tjera ushqimore në mjediset në trotuare, defekte të firmës së pastrimit me heqjen jo të rregullt të mbetjeve urbaneanomalitë në qarkullimin rrugor,mungesën në plazhet publike dusheve, banjave etj. Reflektimit në këto e të tjera mangësi të sezonit 2012 dhe përgatitjes sa më të mirë të Sarandës për verën e vitit 2013, i kanë kontribuar me diskutimet e tyre edhe mjaft prej të pranishmëve, si arkeologja Kela Qendro, këshilltarët Vangjel Zafirati e Mehmet Nelaj, operatori turistik Arben Cipa, hotelieri Astrit Zejno, mjeku Jorgo Mërtiri, historiani Halil Shabani etj. Të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet në analizën e turizmit janë mirëpritur, pasi janë cilësuar të vlefshme për ta organizuar në nivele të reja sezonin veror 2013.






Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate