10 dicembre 2012

Dëmtohet "Syri i Kaltër", Dëmtohet “Syri i Kaltër” 12/2012 56 pemë rrapi, pasuria më e madhe natyrore përreth burimit të Syrit të Kaltër janë tharë ose kanë filluar të thahen.


Një prej tyre është shembur nga erërat e forta dhe reshjet e ditëve të fundit brenda në burimit të Syrit të Kaltër. Baftjar Beqiri, Drejtor i Shërbimit Pyjor në Delvinë pohon se parku dhe 18 burimet që bashkohen në Syrin e Kaltër, janë pasuria më e rëndësishme e administruar prej këtij shërbimi.

Sipas tij ndërhyrja për nxjerrjen nga ujërat e ftohta të trungut të pemës së rrëzuar, ka qenë deri tani e pamundur.Ripopullimi i zonës është menduar të bëhet përsëri me rrap për të ruajtuar bimësinë autoktone.

Sëmundja e rrapit po përparon me shpejtësi të lartë ndërsa në park janë prekur të gjithë trungjet qindravjecarë. Pas njoftimit të Ministrisë së Mjedisit, ka ardhur një ekip që ka parë situatën në vend ndëra priten konkluzionet e specialistëve për të kapërcyer situatën, si dhe për mundësinë e zëvendësimin të rrepeve të rrëzuar me pemë të llojeve të tjera.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate