05 novembre 2012

Ministri Bumçi merr pjesë në takimin e shoqatave turistike të rajonit


slide_im1_takimi-per-turizmin-ne-durres-12-tetor

 
U zhvillua  takimi mes shoqatave turistike të Shqipërisë (Shoqata Shqiptare e Turizmit-ATA),  Malit të Zi, Serbisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Maqedonisë.
Aktiviteti synon të realizojë takime biznesi mes kompanive në rajon me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe pëmirësimin e ofertës turistike.
Gjatë përshëndetjes Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumçi tha: “Nuk ka mënyrë më të mirë se turizmi për të përmirësuar imazhin e botës. Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë më shumë traditë në këtë fushë. Shqipëria vetëm pas viteve “90 ju desh të niste gjithcka nga e para. Një mënyrë për tu rritur të gjithë në fushën e turizmit është bashkëpunimi. Nuk duhet  ta shohim njëri-tjetrin si konkurentë, por të gjithë bashkë mund të paraqesim oferta turistike të larmishme”.
Z. Bumçi bëri gjithashtu një prezantim të zhvillimit të turizmit në vendin tonë dhe të asaj çfarë ofron Shqipëria në këtë drejtim.
“Shqipëria është një vend që deri para pak kohësh ishte i  panjohur dhe një sekret që turistët dëshirojnë ta zbulojnë si një destinacion të ri. Kemi plazhe të bukura, peisazhe të mahnitshme dhe trashëgimi të pasur kulturore, por ajo që është më e rëndësishme është se populli shqiptar njihet për mikpritjen dhe harmoninë fetare, të cilat janë rrënjosur në gjakun tonë”.
Mendoj që e ardhmja e rajonit është e mrekullueshme, dhe industria e turizmit do prezantojë figurën më të bukur të Ballkanit, tha në fund të fjalës së tij Ministri Bumçi.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate