20 settembre 2012

Tiranë, u hap sot panairi i Agrobiznesit dhe Turizmit 2012

Si asnjëherë më parë kemi së bashku traditat, krahinat, prodhuesit, ushqimet dhe verërat më të mira të Shqipërisë në një vend të vetëm. Në këtë panair, që vjen në vitin e 100-të të Pavarësisë ju si vizitorë do të keni mundësinë të prekni dhe shijoni më të mirën e krahinave tona, më të mirën e fermave bujqësore e blegtorale, më të mirën e prodhuesve tanë të agro-përpunimit.
Vijnë në këtë panair, produktet e fermës shqiptare bujqësore e blegtorale, produkte që vit pas viti po prezantohen me sukses dhe pëlqehen në tregjet ndërkombëtar, kjo falë cilësisë së shkëlqyer.
Në stendat dhe pavionet e Panairit “AGROBIZNES E TURIZËM 2012”, veç prodhimeve “Made in Albania” ju do të keni mundësinë të njiheni me destinacionet turistike të të gjitha qarqeve, me vendet më të bukura të natyrës shqiptare dhe rrugët se si t`i arrini ato.
Pallati i Kongreseve e Sheshi “Nënë Tereza” 20-23 shtator. Ju mirëpresim!
TIRANE- Në ambientet e Pallatit të Kongreseve është çelur sot panairi i Agrobiznesit dhe Turizmit 2012. Ministri i Bujqësisë Genc Ruli e quajti këtë ekpoze, dinjitoze për buqësinë e turizmin, Ndërsa Bumci tha se sot prezantohet në këtë panair, Shqipëria turistike.

Ruli: E ardhmja e bujqësisë më e mbarë
Në fjalën e tij ministri i Bujqësisë Genc Ruli e quajti këtë ekpoze, dinjitoze për buqësinë e turizmin.
“Ky një panair i i përmasave tepër të mëdhaja. Sot keni mundësi të shijoni produktet më të mira të vendit. Produktet e fermerëve tanë na bëjnë të krenohemi me to”, tha Ruli

Ai shtoi gjatë fjalës së tij se, e ardhmja e bujqësisë do të jetë edhe më e mbarë.
“E ardhmja e sektorit të bujqësisë do jetë edhe më e mbarë, prodhuesit madje kanë arritur të përballojnë edhe krizën e kohëve të fundi, kjo e shoqëruar nga mbështetja që sistemi ynë i ofron fermës dhe fermerëve por edhe përmirësimi i infrastrukturës”, tha Ruli më tej.

Ministri shtoi se, “Potencialet ekonomike ende të pashfrytëzuara janë të mëdha”

 
Bumci: Sot prezantojmë Shqipërinë turistike
Ndërsa ministri i Kulturës dhe Turizmit, Aldo Bumci u shpreh i kënaqur që sot në këtë panair prezantohet Shqipëria turistike.

“Sot paraqesim si pjesë të këtij panairi Shqipërinë turistike. Ky është një transformim rrënjësor falë investimeve të qeverisë. Shqipëria turistike, emri i mohuar që sot përfaqëson Shqipërinë. Le ta kthejmë këtë panair në një traditë”, shtoi ai.

Panairi Kombëtar për Turizmin dhe Agrobiznesin në Tiranë hapet në datën 20 shtator, në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe mbyllet më 24 shtator. Kjo është hera e parë që organizohet një panair i përbashkët i agrobiznesit dhe turizmit në Shqipëri, i cili ka si objektiv kryesor prezantimin e ofertës turistike dhe rritjen e konkurueshmërisë së tregut ushqimor shqiptar. Gjatë këtij panairi, në mjediset e brëndëshme dhe të jashtme të Pallatit të Kongreseve, do të prezantohen produkte turistike, prodhime ushqimore, bujqësore. Panairi organizohet me iniciativën e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe në bashkpunim me këshillin e Agrobiznesit Shqiptar, Shoqatën Shqiptare te Turizmit dhe Unionin e Operatorëve Turistik. Gjithashtu mbeshtetet edhe nga GIZ, USAID dhe UNDP në Shqipëri.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate