02 settembre 2012

Kashari arkeologjik, merren në mbrojtje dy kisha e një xhami

Tiranë Gusht 29,2012 Komuna e Kasharit njihet më së shumti si një nga zonat e Tiranës me bumin më të madh të ndërtimeve urbane, por tashmë në hartën e kësaj komune janë shtuar për herë të parë objekte të trashëgimsië kulturore. Bëhet fjalë për rrënojat e dy kishave, një xhamie dhe një varreze të hershme.

"Monumente ose objekte kulti dhe site arkeologjike të këtij karakteri ne kemi shumë pak rreth e përqark Tiranës. Sot ne kemi katër monumente kaq të rëndësishme që janë në mbrojtje, kanë statusin e monumentit në vrojtim dhe pasi të kalojë ky status, brenda gjashtë mujorit që parashikon ligji ne do bëjmë evidentimin e gjithë vlerave, demarkimin e zonës dhe pastaj përshkrimet përkatëse historike"- tha Arbër Kadia, drejtor i Monumenteve të Tiranës.

Kohët  fundit rrënojat e kishave të cilat janë njohur edhe më parë nga banorët e zonës, kanë qënë vazhdimisht synim i personave të ndryshëm të cilët kanë kërkuar thesare. Gërmimet shkatërruese kanë dëmtuar edhe mbetjet e eshtrave të varrezës pranë kishës.

Kryetari i Komunës Kashar Besnik Fuçia ka marë përsipër jo vetëm ruajtjen e gjurmëve arkeologjike, por edhe kthimin një sit të mirfilltë turistik.

"Detyrimi jonë si komunë është që të suportojmë projektin I cili si fazë të parë parashikon pastrimin, rrethimin dhe më pas bashkë me Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës të vazhdojmë investimet që do të duhen edhe për gërmime të mëtejshme dhe për gjëra të kësaj natyre"- tha Fuçia.

Siti arkeologjik nuk ka ekzistuar më parë në hartat e arkeologëve, por studimi i tij pritet të japë më shumë detaje mbi popullimin e hershëm të zonës.

Aurela Papadhima

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate