07 settembre 2012

Bunkerfest 2012, Rock dhe folk në Pezë



 07 Shtator 2012 - 13:27
Këtë fundjavë mund të shijoni një atmosferë feste shumë pranë kryeqytetit shqiptar saktësisht vetëm 20 minuta larg qytetit të Tiranës. Turistë të huaj, apo banorë vendas mund të udhëtojnë drejt Pezës, fshatit të njohur edhe më parë për festat rinore. Më datat 8 dhe 9 shtator fillon edicioni i tretë i festivalit "Bunker Fest". Në këtë festival muzikor janë ftuar edhe grupe dhe DJ nga rajoni, të cilët për dy ditë do të performojnë muzikë pa ndalim.kështu ditën e shtunë do të performojnë Jericho, Blla Blla Blla, Steril Hermaphrodite, Peppa Marritti dhe Ansambli i Tiranës. Po këtë mbrëmje do të luajnë muzikë edhe dixhej të ftuar nga vendi dhe rajoni. Përgatituni që të qëndroni deri në mëngjes pasi festa e të shtunës mbyllet në orën 8 të mëngjesit.
Të dielën nga ora 11.00 deri në orën 14.00 do të ketë një promovim bandash të reja muzikore, ndërsa në mbrëmje të gjithë ata që janë të pasionuar pas ricklimit të materialeve të përdorura mund të marrin pjesë në ëorkshopin që organizohet nga ora 12.00 deri në orën 14.00.

Prej disa kohësh, ky lloj festivali ka tërhequr edhe të rinjtë nga Kosova ndërsa është duke u promovuar edhe në vende të ndryshme të botës si Spanjë, Itali, Angli, Maqedoni dhe në Mal të Zi. Zanafilla e këtij festivali ka nisur tre vjet më parë, kur një grup të rinjsh nga Tirana, së bashku me një grup holandezësh, nisën punën për të xhiruar një dokumentar për bunkerët në Shqipëri të cilat u quajtën prej tyre "Kërpudhat e betonit". Kjo lëvizje u ngrit mbi idenë që bunkerët, të shndërroheshin në prova të gjalla të një pjese të errët të historisë së Shqipërisë, duke i përdorur për qëllime të tjera. Dokumentari me holandezët, përveç evidentimit të numrit të madh të bunkerëve në Shqipëri, kishte për qëllim edhe promovimin e idesë së vlerësimit të tyre, duke i përdorur për funksione të reja. Disa bunkerë, të cilët gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri kishin mbushur plot e përplot vendin, tashmë janë shndërruar në bare, në sallon tatuazh, një dhomë hoteli, apo një restorant.
Organizatorët shprehen të kënaqur që jo vetëm kanë tërhequr vëmendjen e artistëve të huaj, por edhe i kanë bërë njerëzit të mendojnë për të kaluarën dhe vlerën në mbrojtjen e mjedisit tonë.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate