07 agosto 2012

Vlora Dy dete që përplasen mes njëri tjetrit, një rivierë e cila sipër saj ka dhe male

Vlora
Dy dete që përplasen mes njëri tjetrit, një rivierë e cila sipër saj ka dhe male, një qytet, mjaft i preferuar nga mijëra tursitë çdo vit, e bëjnë Vlorën një prej vendëve më te bukura në sezonin veror. Rrallë ndodh që në një hapësirë të vogël gjeografike të gjenden të tërë këto elementë natyrorë që e shndërrojnë vendin në një parajsë tokësore. Gjiri i mrekullueshëm, laguna e Nartës, mali i Llogarasë, grykat e lumit Vjosë, gadishulli i Karaburunit, ishulli i Sazanit dhe ai i Zvërnecit, e shumë e shumë element të tjerë, e kthejnë vlorën në nëjn vend që përveç turizmit detar, ka dhe shumë gjëra të tjera për të treguar. Nuk janë të paktë ata pushues që sapo kanë prekur bukuritë e Vlorës, plazhet e mrekullueshme, rërën e nxehtë, relievin e thyer dhe peisazhet mahnitëse, kanë vendosur të mos i ndahen më këtij qyteti. Veç bukurive që nuk kanë të krahasuar dhe që kush ka qenë aty dhe i ka shijuar, vështirë se mund të ndahet lehtë nga kjo parajsë e mrekullueshme. Vlora ka plazhe të bukura e të shumëllojshme. Plazhi i Zvërnecit është krejtësisht i virgjër, plazhet unikale të Jonufrës, Radhimës dhe Orikumit, gjithçka është e prekshme dhe pronë e të gjithë pushuesve. Vlora me gjirin e hapur, me portin dhe plazhet e rrethuar me male, është një vend i rëndësishëm historik dhe fillimi i rivierës shqiptare. Këtë javë vlora I hapi dyert turistëve të shumtë dhe një tjetër sezoni të gjatë. Një nga aktraksionet e fundit të turizmit që mund të gjeni në kiëtë vend janë edhe sportet alternative që mund të gjeni në Vlorë. Krahas surfit, kanoes, etj, është edhe fluturimi mbi qytet, i cili të mundëson jo vetëm adrenalinë dhe një eksperiencë spektakolare por edhe një panoramë të rrallë dhe të veçantë të Vlorës. Vetëm në këtë mënyrë mund të shijohet mrekullia natyrore e zonës në tërë dimensionet e saj. Ishulli më i madh i vendit, ai i Sazanit, vijon të mbetet mollë e ndaluar edhe pse kanë kaluar 20 vite demokraci. Askush nuk mund të shkelë në ishullin që ndodhet vetëm 17 km larg portit një nga vëndët më të bukura që ka Vlora. As vetë vlonjatët nuk e njohin ishullin e vetmuar që qëndron mes Jonit dhe Adriatikut, në krye të gjirit të Vlorës. Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometra katrorë dhe shtrihet në hyrje të gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometra. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometra. Në anën perëndimore, gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit, që është një gji i vogël, por i hapur dhe shumë i thellë. Në bregun lindor formohet gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detar-ushtarak i ishullit dhe në jug të tij shtrihet gjiri i Japrakut. Pikërisht këtu gjendet edhe Plazhi zallor i Admiralit. Ishulli përbëhet nga dy kodra shkëmbore monolite me lartësi maksimale 342 metra. Dy luginat e tij, ajo e Përroit të Xhehenemit dhe Përroi i Shënkollit, që nisen nga Qafa e Vidheve, e ndajnë ishullin në dy pjesë, në atë veriore, që është më e larta, plot 342 metra dhe në atë jugore, me lartësi 331 metra. Klima e Sazanit është e butë, mesdhetare. Temperatura mesatare vjetore është 16,2 gradë celsius. Mesatarja e janarit është 10 gradë celsius dhe e korrikut 23,4 celsius. Në këtë ishull ndodhen edhe disa shpella të paeksploruara, por që përmenden shumë për vlerat që mbartin. Shpellat e Sazanit, nuk përmenden në media, por e sigurtë që janë unikale dhe fshehin shumë histori në vetvete.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate