18 agosto 2012

Plazhet e Nartës e Zvërnecit, rruga e re i jep fund problemeve

më 17 Gusht 2012Vendet më të bukura të jugut të Shqipërisë sot janë më të frekuentuera se vite më parë për shkak të ndërhyrjeve në infrastrukturë. Për ti dhënë më tepër hov turizimit dhe ankesës së banorëve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hartuar më herët një plan të zhvillimit lokal.
Nga këto rikonstruksione, plazhi i ri i Nartës, Manastiti i Zvërnecit si dhe komuna Qëndër Vlorë bëhen të aksesueshme, duke eleminuar infrastrukturën e vjetër që i bënte këto zona të izoluara. Ndersa sot distanca është më e shkurtër, ndërsa bukuritë natyrore bëjnë për vete qindra vizitorë.

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, tha se këto ndërhyrje kanë ndikuar edhe në rritjen e punësimit dhe turizmit, duke i dhënë një mundësi me shumë bizneseve dhe qytetarëve.

Një nga bukuritë e bregdetit Adriatik, Plazhi i Zvërnecit sot është i frekuentueshëm nga të gjithë pushuesit, nga i gjithë vendi. Pushuesit tregojnë se përse e kanë zgjedhur plazhin e Zvërnecit këtë verë.

Me fonde të Qeverise Shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Europes për Zhvillim, janë rikonstruktuar rrugët Nartë -Tec 1.6 km dhe Nartë - Zvërnec 4.6 km, sistemimi i plazhit të Nartës si edhe ndërtimi i rrugës këmbësore për në kalanë e Kaninës. Ato janë ndërtuar me parametra bashkëkohore dhe përfshijne kanalizime, trotuare dhe ndriçim publik.
http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047273434/titulli/Plazhet-e-Nartes-e-Zvernecit-rruga-e-re-i-jep-fund-problemeve 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate