06 agosto 2012

Për gjirin ku pushojnë politikanët, fëmijët e tyre dhe njerëz të zakonshëm


2012-08-05 17:25:48 Nga Eugert Aliaj
Të gjithë e dimë ndryshimin midis një plazhi privat dhe atij publik. I pari të jep një sërë kushtesh kundrejt edhe pagesës së kripur në shumë raste, ndërsa i dyti është totalisht në shërbim të asaj pjese të popullsisë, e cila nuk dëshiron të paguajë, nuk ka mundësi të paguajë, ose paguan në fund të fundit çdo vit përmes taksave që paguan pranë pushtetit vendor dhe përkundrejt kësaj ka të drejtë të gëzojë nga pasuria publike.
Por çfarë ndodh kur të dyja këto dy shërbime ndërthuren?
Këtë çoroditje provova edhe unë vetë kur në hyrje të Gjirit të Lalzit, një nga plazhet më të frekuentuar nga kryeqytetasit dhe jo vetëm, u ndaluam nga një grup personash të veshur me xhaketa fosforeshente, me badge (ose dokument identifikimi) dhe me blloqe pagesash në duar.
Secili nga këta individë kërkonte një pagese prej 100 lekësh kundrejt hyrjes në zonën e plazhit. Gjithçka dukej e rregullt, për secilën pagesë punonjësit lëshonin nga një kupon (kjo sdo të thotë se është totalisht e vështirë për të abuzuar me këto 100 lek apo destinacioni përfundimtar i tyre të përkthehet në shërbime dhe infrastrukturë për zonën).
Fillimisht menduam se kjo pagesë do të shërbente për parkimin, por sapo hyjmë në zonën e plazhit, kuptojmë se do të na duhej të paguanim edhe një 200 lekë të tjera për parkimin.
I habitur, pyes njërin nga rojet e parkingut që si shpjegohet që paguam edhe në hyrjen e parë.
Djali më shpjegoi se komuna që administron zonën takson të gjithë makinat që hyjnë në zonën e plazhit por plazhi në të vërtetë, ishte totalisht privat!
E lemë pas këtë diskutim duke dashur të shijojmë çdo çast të kësaj dite të shtunë.
Paguajmë çadrën dhe shezlonget, secila çadër 400 lek, normalisht pa asnjë kupon tatimor ashtu si dhe në rastin e parkingut.
Ajo çka më ra në sy ishte numri i lartë i automjeteve dhe pushuesve si dhe frekuenca e shpeshtë me të cilën makinat i linin vendin njëra-tjetrës duke sjellë pushues të rinj dhe normalisht komunës të tjerë 100 lekësha, parkingut të tjerë 200 lekësha dhe pronarëve të plazhit privat të tjera 400 lekësha që realisht do ju shtohen atyre që parkuesit kishin mbledhur pasi secili plazh ka hapësirën e vet të parkimit.
Po të bësh një llogari të thjesht në fund të ditës fitimet janë tmerrësisht të larta duke qenë dhe piku i sezonit.
Por ajo çka më bluan përbrenda është se përse kur një pushues paguan për parkingun, paguan për plazhin, paguan për të ngrënë dhe për të pirë duhet të taksohet edhe nga komuna?
A nuk merr komuna taksa mjaftueshëm nga bizneset të cilat shfrytëzojnë plazhin?
A nuk duhet që një plazh të jetë ose privat dhe të paguash edhe kripur duke qenë se të ofron disa kushte më të mira ose një plazh publik kundrejt pagesave modeste?
Është mëse normale që edhe në një plazh publik të ketë një minimum taksimi 100 Lek apo diçka më shumë për të justifikuar kostot e mirëmbajtjes së plazhit, rojeve bregdetare, të një qendre të ndihmës së shpejtë, të sigurimit etj por të taksohesh e të paguash si shtetin si privatin dhe disa shërbime të jenë minimale kjo është vërtet absurde dhe ndodh në një vend si ky i yni.
Ajo çka bie në sy është indiferentizmi i vet vizitorëve, të cilët bien në kompromise duke mos u përpjekur sado pak të ushtrojnë të drejtën e tyre./Historiaime.com/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate