14 agosto 2012

Parku i Apollonise, fluks vizitorësh, problem rruga

14 Gusht 2012

Parku Arkeologjik i Apollonise po pret nje fluks te larte turistesh jo vetëm nga vendi dhe trevat shqipfolëse, por edhe nga shtete të ndryshme të Europës.

Turistet po i kushtojne vemendje edhe turizmit kulturor, ku nje nga pikat me te lakmuara eshte padyshim Apollonia antike. Megjithatë, probleme të shumta shoqërojnë Parkun Arkeologjik, sic janë infrastruktura e amortizuar e rrugës që të con në këtë park, e sinjalistikës rrugore, apo edhe mungesa e sistemit të hoteleri-agjensi turistike qe duhej te perfshihej ne strategjine e turizmit te Bashkise Fier, nje problem ky që e ben Apollonine me pak te vizitueshme.

Apollonia funksionon si Park Arkeologjik Kombëtar që në 2005 i hapur për turistë vendas e të huaj. Të vizitosh Apolloninë do të thotë të prekësh nga afër ngjarjet historike, lashtësinë e kombit, kulturën e lashtë të popullit tonë.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate