14 agosto 2012

Muzeu Oriental “Bratko” dhe Indiferentizëm ndaj tij nga publiku shqiptare, valle mungon informacioni?

Muzeu Oriental “Bratko”, në të cilin ndodhen objekte dhe fotografi të kësaj kulture që datojnë prej viti 1800, mbetet një prej pikave më pak të frekuentuara në qytetin e Korçës edhe për këtë sezon veror.
Ndonëse ndodhet në qendër të qytetit juglindor muzeu fatkeqësisht tërheq shumë pak interesin e vizitorëve vendas dhe të huaj. Gjatë këtij sezoni ky muze ka të regjistruar vetëm 30 vizitorë, një shifër kjo shumë e vogël.
Përgjegjësi i muzeut, Vladimir Kaçaku, shprehet se mbetet i habitur nga indiferentizmi i qytetarëve korçarë të cilëve sipas tij u mungon informacioni për vlerat e muzeut.
Në Muzeun Oriental “Bratko” janë të ekspozuara rreth 400 objekte të jetës së përditshme si dhe një numër i konsiderueshëm fotografish. Muzeu i ka hapur dyert rreth 10 vjet më parë dhe është një dhuratë që fotografi shqiptaro-amerikan Dhimitër Mborja, me karrierë të admirueshme në Hollywood, i bëri Korçës, qytetit të tij të lindjes.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate