12 agosto 2012

Drimadhe, një plazh perle Riviera shqiptare shtrihet afërsisht ne 300 milje nga Vlora deri ne Butrint, duke formuar kështu një nga zonat e fundit te paprekura te Evropës

PLAZHI I DRIMADHES PLAZHI I DRIMADHES Riviera shqiptare shtrihet afërsisht ne 300 milje nga Vlora deri ne Butrint, duke formuar kështu një nga zonat e fundit te paprekura te Evropës. Për shume kilometra ka ende hapësira te zbrazëta me rërë, e cila është krijuar ne mënyrë te tille për t'i shpëtuar evazionit te turisteve. Nga Vlora për ne Sarande rruga kalon neper Llogora, e cila ngrihet mbi 1.100 metra mbi nivelin e detit. Ne ndalesat e shkurtra, mund te vizitosh disa monumente kulture, një nder to, Pisha Flamur. Ajo mban këtë emër për shkak te formës interesante te saj. Kur pothuaj i afrohesh Qafës se Llogarasë, retë gati i prek me dore. Temperaturat edhe ne vere këtu janë tepër te freskëta. Me pas nis zbritja ne bregdet. E gjithë rruga drejt rivierës kufizohet nga plazhe me rërë te bardhe. Ne Palase ne vitin 48 përpara Krishtit, Jul Cezari zbarkoi këtu nga Roma, për te shkuar ne betejën me Pompein ne Greqinë veriore. Duket se ky vend nuk ka ndryshuar shume nga ajo kohe e lashte. Drimadha është plazhi tjetër ku ndjen bluja e detit, gjelbërimi i kodrave me ullinj e agrume shkrihen gëzueshëm me tingujt e muzikës. Mbrapa vijës bregdetare, e gjate 3-4 kilometra, janë ndërtuar resortet me elitare ne gjithë Jonin. Për te qëndruar një nate ne këtë hotel, duhet te paguash 80 euro ne muajt korrik e gusht. Por menaxheret e resortit thonë se prenotimet janë mbyllur jave me pare. Dhomat janë prej druri, për te mos iu larguar natyrës. Ne fundjave është vështirë jo vetëm te gjesh vend parkimi për makine ne Drimadhe, por edhe çadra plazhi. Ndërsa mes pushuesve bien ne sy njerëz te veshur. Janë roje te Gardës se Republikës qe qëndrojnë pranë personaliteteve VIP, qe nuk vijnë vetëm nga Shqipëria. Malet ngrihen menjëherë prapa plazhit, si për te rritur privatësinë e pushuesve. Kompanitë turistike thonë se ka një rritje te madhe te kërkesave për udhëtime ne këtë zone te vendit, dikur i konsideruar si një nga me te varfrit e te pazhvilluarit. Aktualisht, konkurrues agresiv i plazheve me elitare ne Evrope.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate