12 luglio 2012

Zbulohet flamuri shqiptar i vitit 1884, para pavarësisë së 1912

Gjendet në fondin e etnografisë në Qendrën e Studimeve Albanologjike flamuri i shoqërisë ”Drita” në Bukuresht, që i përket vitit 1884. Zbulimi është kontrolluar nga studiuesja dhe përgjegjësja e Arkivit Etnografik, Ariola Prifti, dhe tashmë ai do të ketë edhe një kartelë historie të tij.
“Flamuri është i realizuar nga dy fletë pëlhura mëndafshi dhe gjendja e tij është relativisht e mirë, ndërkohë që për sa i përket dekoracionit ka disa ndryshime, gjë që tregon se ky është një variant i tij. Mbishkrimi mbi flamur është me germa latine”, raportojnë mediat.
Flamuri në fjalë është i lidhur ngushtë me jetën kulturore të mërgatës së Bukureshtit, e cila ka dhënë një kontribut të çmuar në themelimin e shtetit shqiptar. Flamuri është me një gjatësi 158 centimetra me gjerësi 117 centimetra.
Në Qendrën e Studimeve Albanologjike, në dhjetor të vitit të kaluar, qe zbuluar flamuri me të cilin u varros Ismail Qemali më 12 shkurt të 1919-s dhe në rivarrimin e tij në 28 nëntorin e vitit 1932 në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë. Në QSA flamuri gjendej prej vitit 1957, por që për shkak të mungesës së dokumentacionit, nuk dihej rëndësia e tij.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate