17 luglio 2012

Vlorë, bregdeti pa shërbim shëndetësor rrezik per turistet

Vlorë  Korrik 17,2012 - 08:56Ilias,Vuno, Palas si dhe e gjithë zona e bregut të detit nuk kanë qendra shëndetësore. Një qendër shëndetësore ekziston në fshatin Dhërmi e cila  duhet të mbulojë me shërbim mjeksor të gjithë vijën bregdetare, por që në dispozicion të saj është vetëm një mjek i përgjithshëm.

Në fshatin Ilias ndodhet një qendër shëndetësore e cila është jashtë çdo funksioni. Ndërsa zona e Dhërmiut aty ku është përqëndruar numri më i madhë i pushuesëve është rreth 4 km largë nga fshati Dhërmi, ndërsa fshatrat e tjerë janë akoma më larg gjë që tregon se ndihma e parë në rast fatkeqësie nuk jepet në kohë.  Në të gjithë vijën bregdetare nga pjesa e bregut të detit nga Llogaraja e deri në Vuno nuk ka shërbim urgjence.

Ndërsa pushuesit janë shprehur se në plazhin e Dhërmiut të ri nuk ka një shërbim ambulator, ka pasur raste që kanë rrezikuar dhe jetën, edhe pse ekziston një mjek ai nuk është specialist. Ndërsa për rastet të cilat janë në gjendje të rëndë njoftohet autoambulanca e Himarës dhe e Vlorës .Festim Llanaj

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate