22 luglio 2012

Vëzhgim ne Borsh & Qeparo do gjeni Ndërtime fantastike hotelesh, vilash, resortesh turistike, sipas shijeve urbanistike familjare


Pubblicato in data 20/lug/2012 

Fshati Qeparo është kufiri qe ndan Vlorën me Sarandën. Për te mbërritur aty, duhet te përshkruash gjysmën e vijës bregdetare te jugut. Nëse udhëton nga Vlora drejt tij, duhet te ngjitesh dhe kapërcesh fillimisht Qafen e Llogorasë, e pastaj te lesh me radhe Dhermiun, Vunoin dhe Himaren. Ne vend te plantacioneve te dikurshme pa fund te ullinjve, portokalleve, sot gjen vetëm fragmente te tyre pranë shtëpive, si ne një album i grisur keqas. Përkundër realitetit komunitar përballesh me vitalitetin e jashtëzakonshëm te njerëzve te çliruar, i cili shkon deri ne anarki. Ndërtime fantastike hotelesh, vilash, resortesh turistike, sipas shijeve urbanistike familjare. Kalaja e Porto Palermos, te paralajmëron se ke mbërritur ne destinacion, ne Qeparo, fshatin e vendosur ne rreze te malit. Nen këmbët e tij, një fushe e vogël e mbjelle me ullinj, i jep fshatit një hije gjelbërimi dhe bukurie te veçante. Gjallëria e verës ka zëne vendin e gërhimës 9 mujore te pleqve, te vetmit banore te përhershëm te fshatit. Qeparoi i vjetër, është një fshat i vendosur ne faqen e malit. Një pjese e mire e ndërtimeve këtu janë realizuar mbi shkëmb. Për nga arkitektura, te kujton qytetin e Beratit. Fisi Koka, te afërm te ish-shefit te CIA-s Xhoxh Tenet, qe emigruan në SHBA pas Luftës së Dytë Botërore dhe ndërruan mbiemrin, jeton ende ne Qeparoin e vjetër. Ndërsa Qeparoi i ri i është afruar bregut pandalshëm dhe pjesa me e madhe e ndërtimeve janë buze detit. Vendasit nxjerrin te ardhura nga dhomat me qera për pushuesit. Shtëpitë janë te vendosura ne një mënyrë te tille qe lidhen mes tyre me një rruge te vetme gjarpëruese. Bregu është i mbushur me tenda druri te mbuluara me bar, pasi çadrat e kane te pamundur te qëndrojnë ne bregun e gurte.
Qeparoi është plazhi ideal për familjaret dhe ata qe nuk e duan zhurmën. Borshi është ndoshta i vetmi fshat bregdetar, qe pret te paktën 15 mije pushues çdo 15 ditësh ne muajt e verës, qe nuk ka një rruge te asfaltuar. 6 kilometra vijë bregdetare, janë te rrethuara nga ullishte që shkrihen natyrshëm me blunë e thellë të detit Jon. Edhe ky sezoni e gjeti serish atë një ishull plotësisht të harruar në jugun e Shqipërisë. Mes zonave ku investimet në këto 20 vjet nuk kanë munguar, i vetmi që ka bërë rrugë të kundërt nga pjesa tjetër është Borshi. Mbizotërues këtu është turizmi familjar. Çdokush qe ndalon te pyesë për çmimin e një dhome ne muajt e verës, do ta ketë te vështire ta gjeje atë, për një nate te vetme. Madje edhe për një fundjave. Kjo pasi ne borsh turizmi modest është i orientuar drejt pushimeve 15 ditore. Çmimet vardojnë deri ne 40 mije leke, për 2 jave. Resortet mungojnë, megjithe hapësirat e pamata, ndërsa hoteleria është ne hapat e para te saj. Për te kaluar një nate ne këtë hotel, vetëm 107 metra larg detit, paguan 50 euro ose 80 euro për suita. Ne qendrën e fshatit, qe përshquhet nga rruga nacionale Vlore-Sarande, mund te freskohesh në lokalin poshtë këmbëve të të cilit zbret me zhurmë një burim i fuqishëm uji. Ai quhet Ixuari i Borshit dhe është një nga 697 monumentet natyrore të Shqipërisë. Borshi dhe Qeparoi janë kështu jo vetëm kufiri mes Vlorës e Sarandës por edhe kufiri mes të lashtës e modernes, butësisë dhe ashpërsisë, blusë së detit dhe të gjelbrës së malit... gjithçka që do t'ju bënte të lumtur, nëse kjo lumturi do të varej nga e bukura.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate