17 luglio 2012

Të ruhemi nga euforitë dhe slloganet ne sektoret e turizmit

Prof. Gëzim My. Uruçi


 Kapacitetet e vendeve ndër kullat e kalësive, përreth Alpeve ilirike të Thethit, Vermoshit dhe të Valbonës, nuk i kalojnë 260 shtretër. Në fushën e turizmit malor, ky sezon ka filluar mirë, nga data 15 qershor 2011, me inisiativën e GIZ gjermane dhe përkrahjen e Ministrive të Turizmit të vendeve kufitare, filloi marshimi i madh përreth Alpeve Ilirike, me pjesmarrjen e shoqërive alpinistike të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, nën Siglen Peaks Balkans (Majat e Ballkanit, Verhovi
Balkana), ku Shqipëria u përfaqësua me 40 alpinistë dhe amatorë të sporteve malore. Po kaq edhe nga Mali i Zi dhe Kosova, si dhe një grup gjerman nga GIZ. Duke u nisur nga pikat e përcaktuara të itinerareve te Rugovës, Plavës – Gucisë, Thethit dhe të Valbonës, me një gjatësi prej mëse 130 km. Gjatë këtyre ngjitjeve grupet pjesmarrëse u njohën me natyrën e bukur shqiptare, si dhe promovuan ndër vendet e tyre këto vlera të turizmit malor në Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi, ku do të prezantohen vlerat e mëdha të alpinizmit të të gjitha llojeve si dhe vlerave të speleologjisë në Alpet tona ilirike. Për këtë vit kemi një pritshmëri të lartë, për shumë grupe homologe nga Bullgaria, Franca, Belgjika, Çekia, Polonia, Kosova, Italia, Sllovenia, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia e Mali i Zi. Këto grupe do të sjellin specialistë të fushave të ndryshme të speleo-alpinizmit, si në fushat e biologjisë, turizmit fetar, etnografisë, folklorit, gjeologjisë, karstit nëntoksor dhe te hidrografisë. Një risi është edhe sjellja e shumë grupeve të zhytjes nënujore në sifonet e shumë shpellave të mëdha e të paeksploruara deri më tani.Le të shpresojmë. Nëse Ministria shqiptare e Turizmit do të bashkëpunojë me specialistë dhe ekspertë të Qendrës së Speleo-Alpinëve të Shqipërisë, me qendër në Shkodër, rezultatet do të jenë shumë të mira. Nëse do të neglizohet, ky lloj turizmi do të ketë një rënie drastike. Urojmë që kjo të mos ndodhë. Ne duhet të ruhemi nga euforitë dhe slloganet. Vetëm po të marrim kapacitetet e vendeve ndër kullat e kalësive, përreth Alpeve ilirike të Thethit, Vermoshit dhe të Valbonës, ato nuk i kalojnë 260 shtretër. Një shifër shumë e vogël në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit dhe të Europës. Por edhe në krahasim me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë, Bullgarinë etj., ne jemi shumë prapa. Ku infrastruktura është shumë e dobët, krejtësisht e amortizuar. Pasi ne nuk kemi as edhe shkollën e udhëheqësve malorë, për në itineraret malore etj. Këtu çdo gjë i është lënë spontanitetit.Them se jo. Të gjitha këto i janë lënë individeve dhe “pikave” turistike ose “Kullave Alpine” të privatëve, që presin më shumë nga organizmat shtetërore turistike dhe sidomos nga Ministritë përkatëse të Turizmit dhe të Mjedisit. Për këtë duhen masa të forta, në përmirësimin e rrjetit rrugor dhe asfaltimit e tij në akset Bogë - Theth, Hani i Hotit - Vermosh dhe Dragobi - Rragam i Valbonës. Duhet gjithashtu edhe vendosja në këto pika e zyrave të informacionit turistik, si dhe e ambulancave të ndihmes së shpejtë, e pse jo në të ardhmen, edhe e një helikopteri për emergjencat dhe avaritë në mal, me një skuadër të specializuar për ndihmen e parë në shpella e male, gjë për të cilën i kemi njerëzit me përgatitje shumë të lartë, siç i kanë të gjitha shtetet e Ballkanit dhe të Europës.http://www.albaniantravel.info/AlbanianTravel/forum/item/sezoni-turistik

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate