20 luglio 2012

Simpatizantët e muzikës reggae kete fund jave drejt Jalës

Simpatizantët e muzikës reggae drejt JalësTIRANË 20 Korrik 2012 - 12:48- Kjo fundjavë do të mbledhë të rinjtë në plazhin e Jalës, kur për tre ditë do të zhvillohet festivali i parë në Shqipëri që i kushtohet muzikës reggae.
"Southvibes" strarton mbrëmjen e sotme për të vazhduar në datat 21 dhe 22, ku rreth 20 grupe do të performojnë për të gjithë simpatizantët e kësaj muzikë, e cila nuk luhet shpesh në klubet e natës. Të ftuar do të jenë grupe nga Suedia, Italia, Gjermania, Greqia, Serbia, por nuk do të mungojnë as grupet shqiptare dhe kosovare që luajnë muzikën reggae. Muzika reggae është zbuluar për herë të parë në Xhamaika në vitet 1960 dhe në këtë festival, të parin në vendin tonë, nuk mund të mungonte edhe një grup nga origjina e kësaj rryme, grupi Skarramucci.

Për të gjithë ata që nuk e njohin këtë muzikë mjafton të përmendim se është muzika që luhet nga Bob Marley, më i njohuri në këtë rymë. Ky festival mundëson jo vetëm njohjen më mirë të kësaj rryme, që për tre ditë do të jehojë në plazhin e Jalit, por edhe të kulturës xhamajkane. Ky zhanër muzike është luajtur herë të tjera në Tiranë apo në plazhin e Dhërmiut nga muzikanë të ndryshëm që kanë ardhur ndër vite. Muaji gusht do të sjellë një tjetër festival ndërkombëtar muzike, kësaj here në Porto Palermo të Himarës, ku “Art Kontakt Festival” me dimensionin e tij ndërkulturor do të përfshijë artistë nga Mesdheu dhe Ballkani. Në datat 10-12 gusht ekspozita, muzika, plazhi dhe trashëgimia kulturore do të bashkohen në Kështjellën e Porto Palermos.

Zona e festivalit do të jetë një zonë krijuese, ku dashamirës të artit dhe artistë të të gjitha zhanreve ( fotografi, pikturë, video, grafik, performancë, muzikë, dizain, etj) mund të shprehin talentin, të eksperimentojnë, të frymëzojnë njëri-tjetrin dhe ta shndërrojnë Kështjellën e Porto Palermos dhe gjithë territorin rreth saj në një zonë krijuese dhe miqësore.
(e.m/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate