09 luglio 2012

Shkoder kompleksi muzeal Ndre Mjeda drejt perfundimit te restaurimit

Restaurimi i kompleksit muzeal të Dom Ndre Mjedës në fshatin Kukël të Komunës Bushat është në përfundim e siper. Është hartuar një program ambicioz për kthimin në identitet të qendrës muzeore "Ndre Mjeda" dhe deri tani është rindërtuar Kisha e Shën Shtjefnit të Kuklit, si edhe mjedisi përreth. Kanë mbetur shtëpia muze e Ndre Mjedës dhe derdhja në bronz e shtatores së tij. Dom Nikë Ukgjini famulliatari i zonës njëherësh dhe iniciatori i rikthimit në identitet të këtij objekti sqaron se kompleksi është unik në llojin e tij në shqipëri si dhe brenda si në Kishë ashtu edhe në shtëpinë e Dom Ndre Mjedës ndodhën shumë simbole me të cilat poeti ka dashur të tregoj ngajrjet historike të kohës por edhe veprimtarinë e tij.

Në pah kanë dalë shumë vlera të cilat janë punuar nag vetë Dom Ndre Mjeda pasi ai me këtë punë njihet edge si arkitekt dhe jo vetëm si poet dhe studjues. E shpallur monument culture në vitin 2011, ky objekt deri më tani ka nxitur kurreshtjen e shumë vizitorëve me qëllim që të njihet Mjeda jo vetëm si poet e studjuese. Muzue dhe gjithë kompleksi përmbajnë në vete gjithë veprimtarinë e Dom Ndre Mjedes e cila është shkruar pikërisht në këtë vend. Dom Nikë Ukgjini kërkon që edhe tryeza 100 vjecare e Dom Ndre Mjedes që mbahet në Muzeun e Shkodres të rikthehet në këtë vend aty nag edhe është marrë.

Punimet në këtë objekt janë bërë falë donacioneve nga Caritasi Gjerman, biznesmen të Shkodrës dhe nag mërgimtarët e ndryshëm. Me 1 gusht kur është edhe 75 vjetori i vdekjes së poetit, pritet që të inagurohet edhe shtatorja e Dom Ndre Mjedes.
 më 08 korrik 2012 16:06http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047259985/titulli/Shkoder-kompleksi-muzeal-Ndre-Mjeda

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate