17 luglio 2012

Shkëmbi i Kavajës – perlë e pushimeve verore!Bashkatdhetarë, shijoni bukurinë e bregdetit shqiptar.

Bashkatdhetarë, shijoni bukurinë e bregdetit shqiptar.
Me t’iu afruar zonës jugore të Republikës së Shqipërisë, vizitorët e shumtë, veçmas ata nga Republika e Kosovës, rëndomë i tundon dilema, se në cilin plazh të sistemohen për t’i kaluar ditët e pushimeve verore.
Më së tepërmi kjo gjendje shpirtërore të kaplon, nga shkaku se i tërë bregdeti shqiptar, që nga Velipoja deri në Ksamil, karakterizohet me bukuri të veçanta natyrore, ujë të pastër, por edhe rërë e cilësisë së lartë. Megjithatë, ekziston edhe laryshia e çmimeve, qoftë e sistemimit nëpër hotelet e shumta, apo edhe të ushqimit në restorante, varësisht nga vëllimi i vizitorëve, respektivisht pushuesve.
Me këtë rast, për sezonin veror të këtij viti, ne vizituam plazhin te Shkëmbi i Kavajës, i cili ndodhet në mes të Durrësit dhe Kavajës, dhe që sipas shumicës së pushuesve me të cilët bideduam na njoftuan se kjo zonë e bregdetit shqiptar, për shumëçka, paraqitet të jetë njëra nga perlat e Adriatikut.
Për ta ilustruar këtë reportazh ne biseduam me pronaren e njërit prej vargut të hoteleve përgjatë plazhit te Shkëmbi i Kavajës, znj Shpresa Hazbiu, e cila ka theksuar, se, ndonëse tanimë kemi hyrë në gjysmën e korrikut, nuk na kënaqë vëllimi i vizitorëve, veçmas i atyre nga Kosova, por edhe nga vendet e tjera.
Kjo gjendje, thotë znj. Hazbiu, sigurisht e ka shkakun te gjendja e rënduar ekonomike e qytetarëve, ndërkaq që na mban shpresa, se përgjatë gushtit, do të shtohet frekuentimi i pushuesve, pasi që pritet mbizotërimi i temperaturave të larta në rajonin jugor të Evropës.
Nga njoftimet e znj. Shpresa Hazbiu, ne mundë të konstatojmë, se kjo gjendje paraqitet të jetë e levërdishme për pushuesit nga Kosova edhe me “xhep të cekët”, jo vetëm për verime në plazhin te Shkëmbi i Kavajës, por edhe përgjatë pjesës dërmuese të bregdetit të bukur shqiptar.
Ndërsa pushuesi nga kudo qoftë, nëse vendos të sistemohet në këtë plazh, do të paguajë vetëm 10 euro natën, pa e llogaritur ushqimin ditor, të cilin mundë ta gjejë kudo qoftë, në hetelin ku është sistemuar, apo edhe në restorantet e të gjitha kategorive, që janë në dispozicion të pushuesve përgjatë tërë Shkëmbit të Kavajës.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate