Search

Loading...

Translate

03 July 2012

Pushimet verore,plazhet dhe vendet me te frekuentuara për çmimin e tyre me te ulet ne Shqipërie

Sarandë - Ksamil deti i kaltër dhe bukuria e jetës së natës
Jugu i Shqipërisë mbetet preferenca e parë sipër shqiptarët, por edhe për të huajt. Duke filluar nga Saranda dhe deri në Ksamil, gjendet ndoshta vendi më i bukur ku janë të gërshetuara natyra, historia, antikiteti dhe deti i kaltër. Ksamili dallohet për kaltërsinë e detit dhe për ishujt e shumtë që ofrojnë një panoramë të veçantë për çdo ditë vere. Ksamili mbetet si qershia mbi tortë më vendin
tonë, pasi përveç detit të veçantë ofron edhe një gamë të gjerë argëtimesh për pushuesit,
sidomos në disa nga ishujt e tij. Butrinti është vendi i cili mund të largosh pak mendjen
nga deti, pasi brenda tij janë të përfshira figura antike, historia e Shqipërisë dhe vetë
luftërat që kanë bërë shqiptarët. Nga Butrinti kalohet në Kalanë e Lëkurësit, që për
pushuesit frekuentohet më shumë, jo se aty ka një kala, porse nga Lëkurësi mund të
shijojnë pamjen e detit nga Korfuzi në Sarandë. Gjithashtu, pjesë e pandarë e Sarandës
mbetet dhe Syri i Kaltër, ku gërshetohen natyra, ajri i pastër dhe uji i i veçantë që buron
nga nëntoka. Saranda dallohet për jetën e larmishme të natës, ku pubet dhe lokalet
ofrojnë mënyra të ndryshme argëtimi. Saranda në brendësi të saj ka dhe peizazhin më të
veçantë si një nga qytet verore më të mira. Bukuri të tilla të bëjnë që këto vende të jenë
mundësia më e mirë për të kaluar. Çmimet në vitet e kaluar kanë qenë të larta, por trend i
këtij viti tregon se qytet bregdetare kërkojnë të afrojnë edhe pushues vendas dhe jo
vetëm të huaj.
 

Kakome - Qeparo - Borsh vendet që vazhdojnë të jenë “të virgjëra”
Deti dhe natyra janë përsëri të bashkuar me njëra-tjetrën në tri vendet që mund të quhen
fshatrat më të bukura turistike në vendin tonë. Nga Kakomeja ku mahnitesh me natyrën
dhe detin e kaltër është Qeparoi një tjetër vend që përveç traditës ofron dhe detin e
pastër si një mundësi për të kaluar pushimet verore. Në Kakome gjendet manastiri i
rrethuar me mure të larta. Në qendër të tij ndodhet Kisha e Shën Mërisë, e ndërtuar mbi
themelet e vjetra bizantine që ka formën e një kryqi. Çmimet në këto vende pritet të ulen
këtë vit, pasi do të kërkohet që të rritet numri i turistëve shqiptarë. Revista “Formers”para
dy muajsh e ka cilësuar Borshin një nga vendet më të nxehta, ku përveç plazhit
mahnitës, mund të zbulosh edhe objektet antike që nga koha e romakëve. Plazhet me
rërë të bardhë, ujërat e kristalta, ushqimet tradicionale dhe kostoja e ulët i bëjnë këto
fshatra si vendin ideal për të kaluar verën. Plazhi i Borshit ka përqendrimin më të madh
të larmisë së shërbimeve dhe kryesisht restorantet e tij, të cilat afrojnë një
shumëllojshmëri gatimesh, që ndërthurin kuzhinën tradicionale me atë italiane.
 
Jala, perla e re e rivierës shqiptare
Rrugës duke ecur për në Jalë të duket vetja sikur po shkon në një vend të harruar që nuk
do të ofrojë asgjë dhe këtë mendim të krijon dhe tabela e vjetër ku thuhet “Mirë se erdhët
në Jalë!” Ky mendim të ndryshon brenda pak minutash, ku nga ajo pamje e rrugës të
duket vejta sikur je në një nga plazhet e Andaluzisë në Spanjë. Natyra, deti me një
kaltërsi që duket sikur e ke bërë vetë, të japin idenë e një plazhi jo në Shqipëri, por në një
nga vendet e jashtme. Jala ofron për pushuesit një natyrë të qetë, ku mund të
relaksohesh për një kohë të gjatë. Ajo që mungon në këtë perlë të Shqipërisë, është
shërbimi dhe të duhet që të marrësh me vete çdo gjë. Pjesë të veçanta në këtë zonë janë
Himara dhe Vunoi, por që janë të frekuentuara nga pjesa më e madhe e shqiptarëve.
 
Velipoja, plazhi i preferuar për veriun dhe kosovarët
Plazhi i Velipojës mbetet destinacioni më i kërkuar për veriun e Shqipërisë, që për shkak
edhe të afërsisë preferon këtë vend, por Velipoja ka një sërë bukurish në vetvete që e
bëjnë atë të krahasueshme me bregdetin e jugut. Në këtë plazh gërshetohen së bashku
deti, natyra, laguna dhe lumi, të cilat e bëjnë atë të veçantë dhe një mundësi të mirë për
të kaluar pushimet. Plazhi i Velipojës ndodhet në afërsi të qytetit të Shkodrës dhe një nga
arsyet që duhet të frekuentohet është argëtimi që ofron si për të rinjtë, por edhe për
familjet. Lokalet ofrojnë shumë aktivitete ditën, por edhe natën që e bëjnë të
frekuentueshme Velipojën për çdo qytetar. Jeta e natës në Velipojë krahasohet me jetën
e natës që bëhet në Sarandë gjatë verës dhe që mbetet në mendjen e çdo pushuesi. Në
krahasim me plazhet e tjera Velipoja është vendi më i lirë për sa u përket harxhimeve,
pasi nuk dallohet për çmimet e kripura si për qiratë, por edhe në lokale apo restorante.

Çmimet sipas agjencive
 
Saranda
Qiraja - Për të marrë me qira një shtëpi në Sarandë duhet të paguash nga 6-10 mijë lekë,
nëse shkon për të bërë pushime me familjen. Në të njëjtën linjë mbeten dhe hotelet, të
cilat, edhe pse kanë premtuar ulje për këtë vit, vështirë se do të lëvizin më poshtë se 3
mijë lekë nata.
 
Ksamili
Ksamili mund të mbahet si vendi më i lirë për qiratë. Familjet vendase lirojnë shtëpitë e
tyre për t’u dhënë me qira pushuesve dhe çmimet që ata i japin mund të thuhet se janë
nën kosto për vetë bukurinë që ofron Ksamili. Një dhomë në Ksamil shkon nga 2-5 mijë
lekë, ndërsa kati i një shtëpie shkon nga 3-7 mijë lekë. Në të njëjtat çmime janë dhe
hotelet, të cilat nuk është se janë shumë të përhapur në Ksamil.
 
Borshi
Borshi është një fshat jo shumë i madh dhe për këtë është shfrytëzuar nga banorët, të
cilët çdo vit përpiqen që të ngrejnë çmimin me 500 lekë. Gjithsesi, këtë vit, sipas
autoriteteve vendase, çmimet e qirave pritet të lëvizin nga 3-7 mijë lekë. Hotelet janë pak
më të shtrenjta në Borsh, por ofrojnë edhe një sërë shërbimesh më të mira.
 
Velipoja
Qiratë “normale” e bëjnë Velipojën edhe më tërheqëse, pasi nuk vihet re një trend rritës i
qirave, por mbahet në atë nivel si çdo vit. Përgjithësisht, dhomat shkojnë nga 2-5 mijë
lekë, ndërsa hotelet nga 3.5-8 mijë lekë.
Vendet më të veçanta dhe më të lira për të bërë pushimet jashtë shtetit
Driçim Çaka

No comments:

Post a Comment