02 luglio 2012

Pushimet verore, fluks emigrantësh në dogana

Pushimet verore dhe deshira per te pushuar se bashku me familjet ne atdhe kane shtuar fluksin e emigraneve ne pikat e kalimit doganor me Greqine.
Te dhenat e fundit flasin per nje numer te shtuar kalimesh ne doganen e Kapshtices dhe ate te Kakavijes.
Ne Kakavije prej orës 01:00 të së dielës e deri në orët e mbasdites pra përgjatë 14 orëve të para të datës 1 korrik, kanë ardhur përmes kësaj nyje kufitare, 3600 shtetas shqiptarë, me banim të përkohshëm në Greqi ndërkohë që nuk kanë munguar as të huajt të cilët  numërohen 600 vetëm të dielën.
Edhe Stacioni Kufitar i Tre Urave në Përmet, ka pasur fluks,  por jo aq sa në Kakavije.  Fluksi i personave që janë kthyer në Shqipëri në ditën e parë të korrikut, është shoqëruar edhe me fluksin e automjeteve ku deri më tani vlerësohen 1000 të tilla që kanë ardhur përmes Kakavijes dhe Tre Urave në Përmet.
Pala shqiptare në Kakavije, ka punuar me tre sportele në hyrje dhe po kaq në dalje dhe në ndonjë rast si ai i orës 06:00, është shtuar edhe një tjetër sportel, si pasojë e rëndesës së fluksit.
Ndërsa pala greke, ka punuar me dy sportele në hyrje dhe po kaq në dalje. Gjatë të dielës, janë shfaqur edhe radhë të shqiptarëve që rrugëtonin drejt Greqisë përmes Kakavijes ku 2500 ka qenë numri i tyre.  Piro Nase

Kapshtica
Ne Kapshtice pala shqiptare aktualisht operon me gjashtë sportele në hyrje dhe dy në dalje, ndërsa pala greke vetëm me tre të tilla.
Në 24 orët e fundit numri i emigranteve qe kane  hyrë në Shqipëri kalon shifren 5 mije vete dhe me shume se 2000 automjete. Autoritetet doganore bejne me dije se pritet qe numri te rritet javen e ardhshme, e bashke me te edhe masat per evitimin e radheve te gjata e pritjeve ne kufi.
http://www.panorama.com.al/lajmi-i-fundit/pushimet-verore-fluks-emigrantesh-ne-dogana/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate