02 luglio 2012

Privatet detyrojne pushuesit te paguajne per plazhet publike


më 01 korrik 2012 Ndonëse bregdeti është publik, pronarët privatë, të cilin dhe për shkak të moszbatimit të ligjit nga Bashkia e Durrësit, e gëzojnë atë pa të drejtë.
Kohët e fundit, bashkia e qytetit e cila ka nën administrim të gjithë vijën bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në Plepa, duke mos ushtruar kompetencat për të cilën ligji e ngarkon, ka toleruar privatët të cilët janë kthyer mirfilltazi në gjobëvënës ndaj pushuesve të cilët zgjedhin bregdetin e Durrësit për të kaluar pushimet verore. Pikërisht në plazhet publike, të përcaktuara nga bashkia e qytetit, privatët detyrojnë pushuesit të paguajnë tarifën prej 200 deri ne 500 lekë të reja, në këmbim të vendosjes së çadrës, zonë për të cilët ata nuk janë të detyruar të paguajnë.
Një tjetër problem shqetësues mbeten dhe plazhet private, të cilët duke shkelur kontratën nuk respektojnë distancën nga bregu i detit me pjesën e marrë nën administrim sezonal, duke i shtrirë shezllonet deri pranë vijës së ujit, por edhe duke rrethuar plazhet me mjete primitive. Për rastet ne fjale, ligji ngarkon që policia bashkiake e cila është nën varësi të bashkisë së Durrësit, të ndërhyjë për të ushtruar të gjithë kompetencat e saj përballë çdo abuzimi, por askush nuk reagon për këtë çështje e cila pritet të shoqërohet me një kosto të lartë për turizmin durrsak, ku pushuesit paralajmërojnë braktisjen e këtij bregdeti. Pikërisht për këtë çështje pak kohë më parë reagoi edhe Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit, ku denoncoi publikisht policinë bashkiake për shpërdorim të detyrës duke privatizuar një ndër pak plazhet publike në vijën bregdetare të Durrësit për përfitime nën dorë.
http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047257401/titulli/Privatet-detyrojne-pushuesit-te-paguajne-per-plazhet-publike

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate