22 luglio 2012

Fluksi i pushuesve ka arritur në shifrat maksimale por plazhet ne gjith bregdetinshqiptare jane pa mjekë, mungojnë qendrat shëndetësore

Vlorë/Sarandë/Durrës Korrik 22,2012 - 11:40Pushuesit në bregdetin shqiptar, para nisjes me pushime duhet të marrin me vete çantën e ndihmës së shpejtë dhe një sërë mendikamentesh që mund t'u vijnë në ndihmë në rast urgjence. Mungesa e shërbimit shëndetësor është prezente në të gjithë zonën, nga Vlora në Sarandë. Një qendrër shëndetësore funksionon në Dhërmi dhe është 4 km larg plazhit dhe një tjetër në Himarë. Fshatrat turistikë Ilias,Vuno, Palas janë pa shërbim shëndetësor.

Festim Llanaj, Gazetar: "Aktualisht ndodhemi në fshatin Ilias. Është ora 10.00. Pas meje ndodhet qendra shëndetësore, e cila nuk është efiçente. Edhe pse kemi pyetur banorët, punonjësja e qendrës shëndetësore, nuk vjen në këtë zonë, në këtë fshat për të dhënë ndihmën mjekësore."

Ka patur raste kur është rrezikuar jeta e pushuesve pasi transportimi me makinat e rastit dhe mungesa e mjekut specialist ka përkeqësuar gjendjen e tyre shëndetësore.

"Kishte një problem urgjent pardje dhe erdhi për gjysmë ore erdhi ambulanca nga Himara në Dhërmi dhe çoi në Vlorë një të sëmurë që i kishte rënë hemorragji cerebrale. Për mua duhen marrë masa sa më urgjente dhe sa më shpejt",-thotë një pushues.

"Po, këtu ekziston një qendër shëndetësore, por kushtet nuk janë. Nuk ka një pediatër. Në rast se ndodh ndonjë gjë, e çojmë në Himarë ose Vlorë",-thotë një pushuese.

"Është shumë problematike sepse ne jetojmë këtu dhe nëse na ndodh diçka, duhet t?I drejtohemi Vlorës ose Himarës",-thotë një tjetër pushuese.

Më në Veri të bregdetit, në Shëngjin funksionon vetëm 1 qendër shëndetësore që duhet të përballojë nevojat e 25 mijë banorëve dhe pushuesve të zonës. 80 për qind të urgjencave ajo i dërgon në spitalin e Lezhës.

"Fluksi i pushuesve ka arritur në shifrat maksimale. Gjatë gjithë ditës, duke filluar nga mëngjesi në darkë, këtu paraqiten  rreth 30-40 raste që kërkojnë shërbim shëndetësor. Ne i trajtojmë të gjitha rastet që paraqiten këtu dhe ato që kërkojnë një trajtim të mëtejshëm i dërgojmë pranë spitalit rajonal, Lezhë",-thotë Domenika Kapllaj, Drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore, Shëngjin.

Më pozitive është situata në plazhin e Durrësit. Në ambulancën e zonës së plazhit shërbejnë 7 mjekë, 2 prej të cilëve janë pediatër.

"Ne jemi në gjendje të përballojmë gjithë fluksin e të sëmurëve që paraqiten këtu, përjashto rastet e rënda që janë për ndihmë më të specializuar, megjithatë këtu nuk mungon as oksigjenimi i të mbyturve, as ndihma e parë që është e domosdoshme",-shprehet Engjëllushe Balani, mjeke pediatre.

Fluksi në qendrat shëndetësore të zonave turistike, gjatë stinës së verës është disa herë më i lartë se në ambulancat brenda qyteteve. Kjo është edhe arsyeja pse është i domosdoshëm ngritja dhe shtimi i shërbimit shëndetësor në zonat turistike që aktualisht është inekzistent.

Festim Llanaj/Lindita Kokaj/Aleks Kalemasi

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate