17 luglio 2012

Përpara se të marrin meritat në turizëm, të kuptojnë e të marrin përgjegjësitë

Nga Zak Topuzi

Më mirë disa kilometra rrugë më pak e më shumë kilometra kolektorë e kanale të ujërave të zeza. Mungesat në shërbime alternative dhe në standarde për klientët, e bëjnë shërbimin më të shtrenjte e aspak konkurrues. Shqiptarët, si rezultat i liberalizimit të vizave do të mund të prekin standardet dhe kështu do të mund të edukohen si konsumatorë. Ne mund ta humbim tregun vendas nga mungesa e standardeve, mungesa e njësive akomoduese cilësore (kryesisht hotele të klasifikuar e resorte), por kjo do ta vendosë turizmin shqiptar me këmbë në tokë. Nisja e sezonit veror ka kthyer në fokus turizmin në Shqipëri. Nëse më parë shqetësimet kryesore ishin rrugët, dritat e uji i pijshëm, se fundi vëmendja po përqendrohet tek mbeturinat, ujrat e zeza, ndotja akustike, standardet dhe cilësia e shërbimeve.
Për të qenë realist, nga qeveria janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të vendosur shtratin kryesor. Nuk mund të bëhej turizëm pa infrastrukturë dhe për mua kjo është arritja më e madhe, ndërtimi i infrastrukturës rrugore (për fat, vazhdon më intensivisht se e kisha menduar), gjithashtu investimi në burime energjitike, furnizimin me energji e ujë të pijshëm në zonat turistike është gjithashtu arritje. Këto investime madhore për një vend të varfër, ndërmerren me dhimbje, por duhen vazhduar, mbasi e gjithë Shqipëria duhet të kthehet në produkt turistik. Këtë vit duhet investuar në administrimin e ujërave të ndotura, sepse nuk na falet më. Më mirë disa kilometra rrugë më pak e më shumë kilometra kolektorë e kanale të ujërave të zeza. Me të drejtë shtrohet pyetja: ”A do të mundemi të kemi një turizëm të suksesshëm me këto nisma ndërkohë që pushuesit vendas e më te ardhura mesatare, ende vazhdojnë të testojnë alternativa të tjera pushimesh?Shumë specialistë mbështesin faktin që ne ofrojmë pushime me çmimet më të lira në rajon! Kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, mungesat në shërbime alternative dhe në standarde për klientët, e bëjnë shërbimin më të shtrenjte e aspak konkurrues.
Pushimet në plazh, sot kërkojnë cilësi dhe ide te reja. Konsumatori shpenzon në dhjetë ditë kursimet e vitit për të provuar një dimension të ri nga e përditshmja, ndaj dhe standardet e shërbimet i kërkon më të larta.
Të gjitha këto që thamë më lart kërkojnë një sistem të përhershëm menaxhimi të industrisë turistike. Është e rëndësishme të kuptohet një herë e mirë se ky sistem menaxhimi, nuk mund te ngrihet me fushata dhe direktiva, por me përfshirjen aktive të qeverisë, pushtetit vendor, si dhe bashkërendimin e punës me aktorët privatë.
Turizmi është e vetmja industri me të ardhura të sigurta, që krijon vende të lira pune dhe mund të mbajë të angazhuar popullsinë rurale.
Do të jete një vit i sfidave reale në turizëm. E ardhmja në Shqipëri është turizmi ballkanik (I vendeve të Ballkanit). Kjo për shumë arsye: heqja e vizave, kultura, tradita, ushqimi, distanca e afërt, të mësuarit me veshtirësi dhe situate lufte e konflikti etj. Ballkani po lufton të kthehet në një brand, markë.
Mendoj se Ballkani është një risi për vizitorët; mos harroni, është pikënisja e qytetërimit, e perandorive që kanë sunduar botën gjatë këtyre 2000 vjetëve, luftrave, kulturës, artit, dhe ka diversitet klime, kulturash. Nga statistikat del se peshën kryesore të numrit të turisteve në këto vende, e përbëjnë lëvizjet midis tyre.
Avantazhi kryesor i Shqipërisë mbetet struktura e turistëve, rreth 80% të tyre e përbëjnë turistë të Ballkanit dhe emigrantë, të cilët për shumë arsye do të vazhdojnë të vizitojnë Shqipërinë. Turistët nga Kosova, për vitin 2010 përbënin mbi 40% të numrit të përgjithshëm të turistëve dhe për shkak të mungesës së vizave dhe të të ardhurave të ulëta, do të vazhdojnë të vijnë në Shqipëri. Mendoj se ky numër, për një periudhë afatmesme do të vazhdojë të ketë një rritje të maturuar. Shqiptarët, si rezultat i liberalizimit të vizave do të mund të prekin standardet dhe kështu do të mund të edukohen si konsumatorë. Kriza boterore do t’i detyrojë fqinjët, por dhe europianët të lëvizin më afër, e sigurisht Shqipëria është reklamuar si destinacion që nuk duhet humbur. Europa është e përshtatshme për udhëtime të shkurtra dhe kjo favorizon situatat e krizave. Për dy orë mund të vish në Rrinas nga aeroporti më i largët i Europës.
 Disavantazhet janë më të shumtë në numër. Mendoj se shqiptarët që kanë pasur mundësi financiare, por për mungesë vizash e preferonin Turqinë, do të vazhdojnë të lëvizin jashtë, duke eksploruar edhe vende të tjera si Greqia, Franca e Italia. Gjithashtu një pjesë e familjarëve të emigrantëve, do të tentojnë të lëvizin për pushime duke eksploruar Greqinë e Italinë. Kriza politike dhe situata zgjedhjeve vendore e ngarkuar politikisht, do të kenë një ndikim negativ.
Ne mund ta humbim tregun vendas nga mungesa e standardeve, mungesa e njësive akomoduese cilësore (kryesisht hotele të klasifikuar e resorte), por kjo do ta vendosë turizmin shqiptar me këmbë në tokë. Gjithashtu edhe qeverinë, që termin “turizmi prioritar” ta shohë me realizëm, e jo si slogan fushatash. Unë e shoh si një risi për industrinë e turizmit shqiptar, pasi do te krijojë një ambient me konkurrues, kjo për periudhën afatmesme. Si mangësi do të vlerësoja mungesën e politikave stimuluse e taksat e larta në turizëm nga Qeveria, duke e vendosur Shqipërinë në raport të disfavorshëm me konkurrentët rajonalë, të cilët po luajnë fort, për shkak të eksperiencës, por edhe të vlerësimit të turizmit si industri prioritare.

Sigurisht që jemi më mirë se dhjetë vjet më parë. Duke filluar nga viti 2004, ka një rritje të maturuar të numrit të turistëve me rreth 20% në vit. Ka përmirësime, por jemi prapa fqinjve tanë, të cilët kanë avantazh eksperiencën në turizëm, si dhe e kanë kuptuar me kohë që është industria kryesore. Kanë zgjidhur problemet e pronës dhe kanë përfunduar paktin politik që turizmi të mos jetë kalë beteje e as trofe lufte.
Decentralizimi i pushtetit vendor ishte arritje por i pa shoqëruar me nivel profesional, po e dëmton rëndë territorin e për rrjedhojë, turizmin. Pushteti vendor nuk mjafton vetëm të decentralizohet; mungesa e kapaciteteve njerëzore e ka ulur ndjeshëm nivel qeverisës në të. Janë ata shkaktarë kryesorë (ligjërisht),r keqmenaxhimin e aseteve që kanë administrim, si dete, plazhe, rrugë, lumenj, parqe etj. Janë ata përgjegjës për ndotjen e shkatërrimin e mjedisit. Nuk mund t’u lihet vetëm bashkive e komunave të vendosin për fatet e territoreve të tyre, ato në radhë të parë janë aset i të gjithë popullit, e nuk mund t’i shkatërrosh për interesa apo për paaftësi. Dhe qytetarët duhet t’i vë para përgjegjësisëta të zgjedhur. Bregdeti, por dhe gjithë territori shqiptar, duhet të kthehen jo vetëm ne zona të menaxhuara mirë, por dhe me prezencë të përhershme të shtetit dhe shërbimeve të tij, për të garantuar cilësi jetese, pushimi dhe qëndrimi. Është momenti që institucionet publike, përpara se të përpiqen të marrin meritat në turizëm, të kuptojnë e të marrin përgjegjësitë.http://www.albaniantravel.info/AlbanianTravel/forum/item/sezoni-turistik

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate