10 luglio 2012

“Një deve pa këmbe”. Këtë pamje ka ne hartën e pare nga lart te 32 viteve me pare, parku i Tiranes. Tani e mbizotron betonizimi

PARKU I TIRANESPARKU I TIRANES
10 Korrik 2012 “Një deve pa këmbe”. Këtë pamje ka ne hartën e pare nga lart te 32 viteve me pare, parku i Tiranes. Ne ditët e sotme e gjithë zona qe ndodhet ne pjesën e Sanatoriumit qe duket si koka e devesë është e mbushur me ndërtime pa leje qe presin te legalizohen, ndërsa pjese nga trupi tashme janë betonizuar. Te dhënat e dikurshme te parkut tregojnë se gjerësia e tij shkonte ne 12000 metër dhe vetëm sipërfaqja e Liqenit Artificial ishte 48 mije metër katror. 15 grupe bimësh te cilësuara si peme monumentale, tashme janë përgjysmuar. Madje edhe rrugës se quajtur “1 mije selvitë” qe ngjitej deri lart te Fakulteti Filologjik, tashme i ka mbetur një peme e vetme ajo qe është mbjelle e para ne vitin 1959. Kjo është pamja qe ka marre tashme zona e Kopshtit Botanik dhe atij Zoologjik. I pari i zhytur nen këmbët e unazës se madhe te kryeqytetit ende nen ndërtim, është shndërruar duke nisur qe nga pamja e hyrjes se tij te dikurshme. Specialistet e mjedisit, duke analizuar betonizimin e kësaj pjese unike për qytetin e Tiranes, hedhin dyshime se ndërtimi i rrugës se re te Elbasanit është vetëm preteksti për ta shndërruar atë ne zone biznesesh. Themeluesit e parkut preferojnë ta quajnë atë një asambel ashtu siç ishte konceptuar dikur ne vjeshtën e 1958, kur ne kodrat e Tiranes pas universitetit u hodhën themelet e para te tij. 10 vjet me pare ne 48 ishte krijuar Parku Rinia për te kujtuar festen e çlirimit e një dekade me vone parku i liqenit për te kujtuar festen e pavarësisë. Si për ironi te fatit ndërsa pavarësisë i shtoheshin vitet, parkut i pakësohej sipërfaqja dhe bimësia, duke e gjetur ky 100 vjetor me te rrudhur se kurrë me pare.http://www.vizionplus.tv/index.php?option=com_content&view=article&id=11589:betoni-tkurr-parkun-e-tiranes&catid=47:sociale&Itemid=120

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate