18 luglio 2012

Në Parkun Kombëtar të Valbonës, 1 hektar pyll i djegur

TROPOJË 18/7/2012 18;40- Ky është rasi i dytë që pyjet masive të Tropojës preken nga zjarret. Para një jave në Stobërdë të zonës së Bytyçit, një zjarr i fuqishëm me drejtim nga vargmalet e Kosovës përfshiu një sipërfaqe mbi 3 ha, por fatmirësisht, duke u mobilizuar në kohë punonjësit e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor, u lokalizua dhe u bë e mundur shuarja e tij pa dëme në pyjet e larta.
Ndërkohë, në zonën pyjore Valbonë, në Parkun Kombëtar, një sipërfaqe prej 1 ha është përfshirë nga flakët si rezultat i temperaturave të  larta, duke djegur 1 ha pyje të llojit ah. Në sajë të mobilizimit të punonjësve të pesë sektorëve të DSH Pyjore brenda disa orësh u bë e mundur shuarja e zjarrit.
Duhet theksuar se organet e qeverisjes vendore, qoftë për pyjet komunale, qoftë për pyjet shtetërore që i kanë në juridiksionin e tyre nuk bashkëpunojnë, as nuk ndihmojnë punonjësit e pyjeve, detyrim ligjor ky, sidomos për zonat e mbrojtura.
Mendojmë që edhe pajisja me zjarrfikëse për Drejtorinë e Shërbimit Pyjor do ishte me efektivitet, pasi Tropoja ka një sipërfaqe me pyje mbi 41 përqind të sipërfaqes totale prej 43000 ha gjithsej.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate