13 luglio 2012

Muzeu Kombëtar, Valle gjith ajo trashigimi kombetare jep kaq emocione?, sa qe turistët vuajnë në temperaturë 40 gradë per tu njohur me historine...

Nga Anisa Ymeri—-më 2012-07-13 12:49:25
Shifrat zyrtare dhe vëshgimet flasin për një numër në rritje vit pas viti të turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë. E ky është një fakt kokfortë pavarësisht debatit që lidhet me shpenzimet e tyre në vend. Skeptikët e rritjes të të ardhurave në vend nga kjo kategori turistësh flasin për shenzime minimale sepse ata shkelin vendin tonë si vizitorë ditorë dhe janë të organizuar nga kompani të huaja në kuadër të tureve ballkanike, çka do të thotë se përfitimet i kanë ato kompani. E vendin tonë shpenzohet në rastin më të mirë një apo dy netë qëndrimi…dhe disa vakte në restorante.
Përtej këtij diskutimi, qofshin këta edhe vizitorë ditorë, një gjë është e sigurtë, pjesa më e madhe e tyre shkelin në Muzeun Historik Kombëtar.
Ndesh në muze me një grup turistësh finlandezë që kanë mbërritur në vend për të qëndruar pak ditë. I takoj aty ku gjendet historia e vendit tonë, një histori me të cilën do të duhet të njihet në kushte sakrifice pasi kur temperaturat arrijnë 40 gradët atyre ju duhet të sfidojnë të nxehtin për të mësojnë diçka mbi Shqipërinë duke përballuar të nxehtin e madh pasi temperaturat normale aty janë ‘mision i pamundur’. Në këtë situatë, frikohem edhe t’i pyes se si po kalojnë në Shqipëri….si qytetare e këtij vendi, e gjendur në një institucion qëndror, ndjehem pak në siklet teksa i shoh që rreken të mësojnë për ne, duke tundur e shkundur copa letrash apo erashka sepse, ajri i kondicionuar në këtë muze konsiderohet luks.
Teksa guida e muzeut u tregon të kuqen e Onufrit në Pavionin e Ikonave dhe rrëfen se si shumë prej tyre janë vjedhur dhe trafikuar në vitin 1991 e më pas në 1997-ën, pakkush prej tyre ishte në gjendje të reagonte apo të pyeste për këtë ikonë të rrallë që gjendet në muze. Ndjehem sërish e pafuqishme për t’ju afruar këtyre turistëve, për t’i pyetur për diçka që ka lidhje me këtë vend…e ca më pak me këtë muze i cili pavarësisht mungesave, arrin të tregojë historinë e këtij vendi në miniaturë.
I shmangem në heshtje këtij grupi turistësh që me siguri i ka mbajtur edukata gjatë në pavionet e muzeut tonë, që nuk e braktisën atë sapo hynë, që nuk u larguan sapo u përballën me temperaturën 40 gradë edhe brenda, njësoj si jashtë në pikë të diellit. Ndonëse nder vete mund të mos kenë lënë gjë pa thënë…dhe mirë kanë bërë…!
muzeu-kombetar-ne-vape-1E paradoksi nuk mund të mbarojë këtu. Jo rrallë dëgjojmë që ka mungesë investimesh në institucione qendrore sa i takon infrastrukturës por në këtë rast sistemi ekziston. Një kat nën dhe’, në këtë godinë e cila është madhëshore në dukje dhe brendi. gjenden të gjitha paisjet që mundësojnë mbajtjen e kësaj godine në temperatura normale në stinën e nxehtë por edhe në dimër. Ama as në verë dhe as në dimër në këtë muze nuk mund të ndjehesh vizitor normal sepse ky muze as nuk ngrohet dhe as nuk ftohet ndonjëherë.

muzeu-kombetar-ne-vape-5Arsyeja është një dhe e vetme. Ky institucion qendror, Muzeu ynë Historik Kombëtar nuk përballon dot me buxhetin që ka, pagesën e energjisë elektike nëse vë në punë këto paisje që normalizojnë temperaturën, që t’u mundësojnë këtyre turistëve, me rritjen e numrit të të cilëve mburret qeveria shqiptare, të ndjehen të tillë në këtë vend.
Teksa largohem kokulur nga Muzeu Ynë Kombëtar kujtoj një moment vite shkuar, kur në vend ishte ambasadore e SHBA-ve, Marsi Ris. Ajo ishte vizitorja më e rregullt e mbase personi që ka shkelur më shumë në atë muze veç atyre që punojnë aty çdo ditë. Kushdo mik i saj që vinte në Shqipëri ajo nuk e linte të shkonte pa vizituar këtë muze. Veçse nëna e saj qëlloi ta vizitonte një ditë korriku a gushti. Ajo nuk deshi ta linte të shkonte as ata pa parë këtë muze….por me gjasë këtë herë ‘gaboi’ sepse jashtë bënte shumë vapë, dhe brenda në muze ishte njësoj nxehtë.
muzeu-kombetar-ne-vape-3Ajo grua fisnike në moshë mund të përballonte një vizitë disa orëshe në këdo muze në botë veçse jo në Muzeun tonë Kombëtar sepse nxehtësia nuk e la…! Apo më mirë thënë duhet të mos e ketë lënë kjo politika jonë e mbrapshtë ‘kulturore’…duhet të mos e kenë lënë këta zyrtarë që kur vjen puna të shifrat nuk kursehen të dalin e flasin për arritje të mëdha ndërsa kur vjen fjala për kësi problematikash (që do guxoj të them turp që ky është një problem), zgjedhin në mos të heshtin, të bëjnë hipokritin.
Ja kështu përfundon një vizitë vetëm pak minutëshe në Muzeun Historik Kombëtar…me këshillën që të mos e vizitoni në këto kohë temperaturash të larta sepse durimi do ju tradhtojë dhe sakrifica nuk do mjaftojë për ta vizituar atë deri në katin e tretë, aty ku gjendet pavioni i ikonave dhe pika më e nxehtë e kësaj godine që mbart historinë.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate