23 luglio 2012

Mozaiku i pallatit te trikonkes është zbulimi me i fundit ne Parkun Kombëtar te Butrintit.


Mozaiku i pallatit te trikonkes është zbulimi me i fundit ne Parkun Kombëtar te Butrintit. Ai klasifikohet nder me cilësorët dhe spektakolaret te gjetur deri tani dhe është pjese e Pallatit te Trikonkes. Arkeologet mendojnë se mozaiku është ndërtuar ne shekullin 5-6 dhe i përket periudhës romake te vone. Ky zbulim i shtohet pasurisë se rralle te një prej qyteteve antike me interesante, qe shtrihet ne skajin jugor te vendit. Butrinti është padyshim destinacioni me tërheqës për çdo pushues te huaj qe viziton Shqipërinë. Frekuenca e vizitave arrin kulmin ne muajt e verës, qe gërsheton turizmin e ujit me kërshërinë dhe dëshirën për tu njohur me te kaluarën. Drejtori i Parkut, Rajmond Kola, te cilin e gjejmë duke i shtuar gjelbërimit te këtij oazi edhe një palme tjetër, na thotë se ne një vit ne Butrint mbërrijnë mbi 30 mije vizitore. “Çdo qytetar shqiptar mund ta vizitoje Butrintin për vetëm 300 leke, ndërsa te huajt paguajnë pak me shume, një bilete 5 euro, gjithsesi shume me lire se parqet ne vendet përreth,” na thotë drejtori Kola.
BUTRINTI
Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarë dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysmë i kripur dhe gjysmë i ëmbël. Midhjet e rritura ne rezervatet e liqenit shërbehen ne gjithë bregdetin jonian. Pranë qytetit të Butrintit, ndërsa rruga të çon në skajin më jugor të Shqipërisë, në Konispol, vetëm pak metër larg detit, ndodhet një tjetër kala ajo e Ali Pashë Tepelenës. Ajo u ndërtua për të përballuar rezistencën franceze, te cilët pasi morën nën kontroll Korfuzin kërkuan të depërtonin në qytetin e Butrintit si një pasuri e madhe arkeologjike. Butrinti fitoi statusin Park Kombëtar ne vitin 1948 dhe u përfshi me pas ne pasuritë botërore, te mbrojtura nga UNESCO.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate