23 luglio 2012

Meren Masa per sigurine e sjelljes në Shqipëri te përkrenares dhe shpatës se Gj.K. Skënderbeut

TIRANE 23 Korrik 2012 - 14:47 Përkrenarja dhe shpata e Skëndërbeut do të sillen nga Austria në Shqipëri për t’u ekspozuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Në një prononcim për ATSH-në, shefja e Muzeologjisë dhe Historisë në Muzeun Historik Kombëtar, Sotirulla Hoxha tha se tre specialistë nga Muzeut Historik të Artit në Vjenë, kanë vizituar paraditen e sotme pavionet e MHK-së dhe kanë rënë dakort në parim për të sjellë në Shqipëri armët e Skëndërbeut.

“Pavionet u pëlqyen dhe patën përshtypje të mira. Vendosën që përkrenarja dhe shpata të ekspozohen në Pavionin e Mesjetës, ku ndodhet një shtatore e Skëndërbeut, afresku, imitacione armësh, botime origjinale në disa gjuhë, etj”, tha Hoxha për ATSH-në.

Sipas Hoxhës, specialistët austriakë i konsideruan si të mjaftueshme dhe normale kushtet e sigurisë, ndërsa në lidhje me kushtet klimatike u mendua që të vendoset një klimatizim lokal i vitrinës ku do të ekspozohen përkrenarja dhe shpata e Skëndërbeut.

Iniciativa për të sjellë për herë të parë në vend armët e Heroit tonë Kombëtar u bë nga Ministri i Jashtëm austriak, Mikael Spindeleger gjatë një takimi që zhvilloi me kryeministrin Sali Berisha në samitin e përvitshëm të Dubrovnikut që u mbajt në Kroaci, në fillim të këtij muaji u shpreh se do të sillen në Shqipëri armët autentike të Skënderbeut që ndodhen në muzeun e Vjenës.

Kërkesa për të sjellë në Shqipëri armët e Skëndërbeut janë bërë disa herë që në kohën e Zogut, së fundi edhe në kuadër të 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut. Për shkak të kushteve dhe të mungesës së sigurisë përgjigjet kanë qënë gjithmonë negative. 100-vjetori i Pavarësisë do të mundësojë që përkrenarja dhe shpata e Skëndërbeut të ekspozohen për herë të pavë në Shqipëri për një publik të gjërë.
(sg/shqiptarja.com)



Grupi i pare i eksperteve austriake ka mbërritur ne Tirane për te verifikuar kushtet e sallës ku do te vendoset shpata dhe përkrenarja e Heroit tone Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ne parim ata kane rene dakord me drejtuesit e muzeut për ti vendosur objektet ne sallën ku është ekspozuar jeta dhe vepra e heroit. Por një grup i dyte ekspertesh pritet te vije ne Tirane për te vlerësuar përmes aparaturave lagështirën e sallës dhe kushtet e tjera klimatike, për te mos dëmtuar objektet qe për here te pare do te lëvizin nga Muzeu Austriak. Ende nuk është përcaktuar data e sakte se kur do te vijnë shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut, por sipas drejtuesve te Muzeut Nëntori, muaji i festiv i pavarësisë, do ti gjeje te ekspozuar ne Tirane.

The first group of Austrian experts has arrived in Tirana to verify the conditions of the room where you will put the sword and helmet of our national hero George Kastriot Skanderbeg. In principle they have agreed with the directors of the museum to place objects in the room where it is exposed to the life and deeds of the hero. But a second group of experts is expected to come to Tirana to assess the moisture through the equipment room and other climatic conditions, to stop damaging objects that for the first time will move from the Austrian Museum. Not yet determined the exact date when will come the sword and helmet of Skanderbeg, but by the directors of the Museum November, the month of celebration of independence, will find exposed in Tirana.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate