26 luglio 2012

Lufta me zhurmat, Ekzekutimi për pezullimin e aktivitetit do të jetë i menjëhershëm 26/7/2012

Lufta me zhurmat 26/07/2012
Zona i ish-Bllokut në kryeqytet, ku lokalet e licensuara vetëm për bare në më të shumtën e rasteve funksionojnë si disko të hapura gjatë mbrëmjeve të vona, janë kthyer në një makth për banorët përreth.

Grupi i Task Forcës i ngritur për monitorimin e zhurmave dhe respektimin e ligjeve mbi ndotjen akustike, ka kryer një inspektim në këtë zonë, ku ka ndërmarrë dhe një sërë masash.

Akti i fundit normativ mbi zhurmat i nxjerrë nga qeveria dhe i cili hyn në fuqi menjëherë, i jep të drejtë Task Forcës të pezullojë aktivitetin e subjektit menjëherë dhe të sekuestrojë të gjitha mjetet teknike të muzikës. Ky vendim pritet të sjellë më shumë efektivitet, sipas drejtorit të Kontrollit të Mjedisit, Alfred Deshati.

“Ekzekutimi për pezullimin e aktivitetit do të jetë i menjëhershëm. Nuk do të kemi më komunikime verbale me dokumentacion, duke shkëmbyer informacionin me njësitë e qeverisjes vendore. Për sa kohë pjesë e kësaj Task Force do të jenë policia bashkiake, por edhe inspektorë të ndryshëm që janë institucione ekzekutive, ekzekutimi për pezullimin e aktivitetit do të jetë i menjëhershëm, por do të shkojmë deri tek sekuestrimi i të gjitha pajisjeve, ose impianteve që prodhojnë zhurmë”, deklaron Drejtori i Kontrolli Mjedisor, Alfred Deshati.

Deshati sqaron se janë vendosur dhjetra gjoba me vlerë 30 deri në 50 mijë lekë, grumbullimi i të cilave duhet të bëhet nga përmbarimi privat apo shtetëror.

“Në të gjitha rastet ku do të vërehet që inspektorët, ose personat që janë përgjegjës, duke filluar që nga titullarët më të lartë e deri tek i fundit, hezitojnë të zbatojnë ligjin, do të jetë një indicie për lirimin e menjëhershëm nga detyra”, thotë zoti Deshati.

Pika më problematike mbetet licensimi i bareve të hapura nga Bashkia e Tiranës, që sipas planit mbi ndotjen akustike duhet të ishin të qeta, si dhe mosrespektimi i kushteve të licensës nga ana e subjekteve.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate