01 luglio 2012

Ksamili Turizëm mes rrënojash

Turizëm mes rrënojash
Turizëm mes rrënojash
30/06/2012 Qyteza e vogël e Ksamilit në jug të vendit, një destinacion i njohur turistik, po bashkëjeton me rrënojat e 256 objekteve të shembura qe prej dy vitesh nga Inspektoriati Kombëtar Ndërtimor.

Deri tani ka qenë e pamundur që gjithë ky material inertesh të zhvendoset për të pastruar hapësirën publike për shkak të kostos. Shefi i Urbanistikës në komunë Fatos Malaj thotë se skeletet e objekteve të shembura kanë zënë rreth 7000 metra katrorë hapësirë publike qe po demtojne imazhin turistik të zonës.

"Ne si komunë kemi bërë përgatitje vete, por cështja ekonomike nuk na lejon që t'i largojmë këto inerte nga qyteza jonë. Kemi kërkuar ndihmë nga instancat, ndërsa ende nuk kemi marrë përkrahje ekonomike për të kryer këtë lëvizje objektesh", thotë Malaj.

Shembja e ndërtimeve pa leje në këtë zonë 2 vite më parë frenoi ritmin e frikshëm të ndërtimeve pa kriter por specialistët mendojnë se nuk kishte asnjë plan të mëtejshëm për zhvendosjen e tyre.Ligji ngarkon pronarët e objekteve të pastrojne zonene por deri tani për ta nuk janë aplikuar sanksion ndaj tyre.

Disa prej ish pronarëve kanë filluar të shembin vetë godinat e tyre për të përfituar hekurin apo dhe për të krijuar hapësira të lira që shpresojnë t'i kthejnë në ndërtime të legalizuara në të ardhmen. Sipas komunes harmonizimi i ndërtimeve në Ksamil kërkon një plan të mirëfilltë afatgjatë urban. Në Ksamil ka qindra objekte të tjera që do të vështirësonin manaxhimin urban por qe u legalizuan sipas komunes ne baze te një kriteri qesharak, se ishin ndërtuar pa leje para shtatorit të vitit 2007.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate