27 luglio 2012

Korçë-Albania 2012, zbulohet një shpellë me piktura shkëmbore në Prespë

më 27 Korrik 2012
Rreth 27 piktura murale prehistorike janë zbuluar në një shpellë në komunën Liqenas në Korçë.
Sipas informacioneve shpella ku u gjetën pikturat ndodhet në zonën e Prespës së Madhe.
Mësohet se pikturat janë me figura njerëzish dhe i përkasin periudhës së Neolitit.

Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të hershme. Gjurmët e para i përkasin periudhës së neolitit.
Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terakota, zbukurime në metal etj., që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve të sotëm.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate