31 luglio 2012

Kashar zbulohen 4objekte te rralla,Agjensia e shërbimit arkeologjik pranë Ministrisë së Kulturës e ka shpallur si zonë në mbrojtje

30 korrik 2012 17:46
Agjensia e shërbimit arkeologjik pranë Ministrisë së Kulturës e ka shpallur si zonë në mbrojtje. Pas zbulimit të katër objeketeve të veçanta Kisha mesjetare, xhamia e Kusit mbi 300 vjeçare, rrënojat e një kishe tjetër që është pronë e fisit Musteqja, e cila është e mbuluar nga bimësia, ndërsa janë kryer edhe gërmime klandestine që kanë dëmtuar strukturën.
Drejtori i drejtorisë rajonale të Monumenteve të Kultures Arbër Kadia thotë se zbulimi i kësaj kishe është i rrallë për rrethinat e Tiranës. Gjithashtu ai bën thirrje për parandalimin e gërmimeve pirate, pasi mund të demtojnë objektet.
Ndërkohë që komuna Kashar do merret me pastrimin e zonës me qëllim lehtësimin e punës së arkeologëve.
Së shpejti pritet që arkeologët të fillojnë gërmimin për të verifikuar edhe potencialet arkeologjike që mund të ndodhen kryesisht në rrënojat e kishës mesjetare, e cila në mënyrë fragmentare ka një mur prej 1 metër lartësi dhe pjesërisht është e mbuluar nga bimësia. Përmasat e saj janë 16 me 7,5 metra, ndërsa gjerësia e mureve është 65 cm.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate