09 luglio 2012

JAL KAMPING aty ku vetmia humbet.... OFERTAT DHE PAKETA per sezonin veror 2012

VERA E NXEHTE 2012 KA FILLUAR !!! Ne jemi gati per t'iu freskuar dhe relaksuar prane brigjeve me te bukura te shqiperise,ne Jal aty ku rinia ndjehetme mire se kudo tjeter..
Missione
VERA E NXEHTE 2012 KA FILLUAR !!!
Ne jemi gati per t'iu freskuar dhe relaksuar prane brigjeve me te bukura te shqiperise,ne Jal aty ku rinia ndjehetme mire se kudo tjeter.. ku guralecet e bardhe , dihatja e gjinkallave, zhurma e dallgeve dhe butesia e valeve ne breg ta bejne shpirtin me krahe..
Deti dhe qielli jane kufijte e vetem te pushimeve tona dhe asnje vend nuk duket me bukur ne bote se sa mjalta jone Shqiperi !!!
Ju premtojme se me ne në brigjet e Jalës do te kaloni ditë te gjata dhe netet me drita & flirte verore me te vecanta..
<PUSHIME> <AVENTURE> dhe <SHUME QEF>
Kontakt: +355 69 44 16 834 www.kamping.al
Descrizione

Ju mirepresim ne JAL KAMPING!!! ;-)

WWW.KAMPING.AL

RRETH JALES
Jala deri kohët e fundit ka qene një fshat i vogël bregdetar, qe pa egzagjerim mund te krenohet me një plazh vërtetë mahnitës me pastertine dhe qetesine e tij. Zona kryesore eshte plazhi, me Bare dhe Restorante me muzikë, disa nga të cilat janë relativisht të qetë , por aty nuk mungojne Pub-et me stile te ndryshem dhe te vacante te ndërtuar prane bregut te detit ku me se shumti kalojne oret e nates..
Deti këtu është pika me e forte ku me siguri eshte më i pastri dhe i kthjellti përgjatë gjithe bregdetit Jon. Bregu i mbrekullueshem i Jales ne forme gjysem hene rrethohet nga brigje me ullishte, i kombinuar me rreren ngjyre ari dhe ujrat e kaltert te cilet rrethojne shtepite qe gjenden buze detit , duke krijuar nje ikone parajse magjike qe e ben pushuesin te ndjeje veten si ne enderr.
E gjithe zona per rreth duket si tablo e nje magjie kozmike kur drita e embel e perendimit shtrihet kudo ne det e ne mal duke krijuar figura dhe iluzione maramendese…

VENDNDODHJA
Jala shtrihet ne Jug te Shqiperise mes Dhermiut dhe Himares, por shume me bukur nga te dyja.. ;)
Kampingu ndodhet në një ullishte tipike të zonave jugore të Shqipërisë, (në një sipërfaqe prej 4000 m2) në qendër të Jal-es dhe shumë afër plazhit,vetëm 100 m larg bregdetit.
Kampingu ne Jal eshte kthyer ne qendren e mikpritjes dhe aventurave verore te qindra te rinjve dhe te rejave qe kerkojne nje alternative ekonomike te pushimeve, pa u privuar nga kenaqesite dhe bukurite qe ofron nje nder plazhet me te vecanta te rivieres sone.
Me nje kapacitet te konsiderueshem vizitoresh dhe nje perkushtim te vecante per argetimin dhe komfortin e cdo vizitori, Jal Kamping eshte shtepia e te gjithe te rinjve qe kerkojne pushime ndryshe. Lundrim me vela, zhytje me bombula, stacion bicikletash sportive per te eksploruar zonen rrotull, organizime te vazhdueshme festash dhe udhetimesh e bejne veren tuaj te paharrueshme.

 

AKOMODIMI NË KAMPING
Fjetja bëhet në tenda, Ato kanë forma dhe dimensione te ndryshme si: teke, dyshe, treshe, katërshe dhe për më shumë persona .Tendat janë të pajisura me shtroja sfungjeri, (7-10 cm), jastek dhe mbulesa por gjithashtu mund të gjeni edhe dyshek fjetje,(sleeping-bag) në përdorim. Sugjerohet qe te merni me vete dhe setin tuaj personal te carcafeve apo shtrojeve per te fjetur.
Ne sherbim te vizitoreve eshte nje skuader me eksperience ne organizimin dhe menaxhimin e kampingut, te cilet ndihmojne per akomodimin dhe mbarevajtjen e kampingut.

TUALETET DHE DUSHET
Kampi është i pajisur me tualete higjenike dhe dushe me ujë të rrjedhshëm. Stafi kujdeset per mirembajtjen dhe higjenen e tyre. Kapaciteti në kamp është deri në 350 – 400 persona. Kampi i Jal-it pret afersisht 200 të rinj dhe të reja çdo ditë. (gjatë fundjavave mund të arrijë deri në maksimumin e kapaciteteve te tij).

BARET & LOKALET
Në ambientet e kampit ndodhet një Bar-Lokal Bari funksionon 24 orë në 24, dhe shërben kryesisht pije freskuese, kafe me bustina, (luccafe ose lavazza), birra, lëngje frutash të ndryshme etj.
Të gjitha produktet që shërbehen në barin e kampit kanë çmime mjaft ekonomike nisur dhe nga mënyra e vetëshërbimit, e cila lehtëson së tepërmi punën e barit. Aty ndodhet dhe një guzhinë verore, e cila ofron lehtësira për të gjithë ata që duan të gatuajnë vetë, ( frigoriferë, soba, pasije guzhine,etj.)

USHQIMI
Ushqimi në kamp është një kënaqësi më vete. Çdo gjë është e organizuar me vetëshërbim dhe kërkon një aktivizim të tërë grupit për të arritur një mëngjes dhe darkë të kënaqshme.
Kuzhina verore është gjate gjithë kohës në shërbim të vizitorëve, duke ofruar lehtësi gatimi edhe për drekën apo për barbekytë që të rinjtë mund t'i shfrytezojnë me ndihmën e skuadrës së kampit.
MENUJA:
Mëngjesi përmban:
Qumësht, caj te ftohte
gjalp, reçel
djath, vezë,
cokokrem, kroasan,

Darka eshte me produkte të zgarës si :
kremviçe, salçiçe,
kotoleta, hamburger,
qofte, kofsha/ krahe pule
te cilat jane të shoqëruara me nje pjate sallatë dhe një pjatë të tretë që varion sipas menusë ditore: pure patate, pilaf etj. darka ështe e shoqëruara edhe me pije freskuese, (1/5Litra per person coca-cola, fanta, sprite).
Kampi ofron mundësi gatimi dhe për drekën, duke vënë në dispozicion guzhinën e kampit. Mund të organizohet në mënyrë individuale ose në grupe.


AKTIVITETET
Jal Kamping ofron mundësi të shumta për të praktikuar sportet e ujit si snorkëll, apne dhe zhytje me bombula. Në kamp organizohen nga te rinjte kampionate volejbolli, vaterpoli, mini-futbolli, ping-pongu,etj. Gjithashtu jemi të hapur dhe mbështesim çdo lloji tjetër aktiviteti sportiv. Kampi ofron fusha ping-pongu, bilardo, një fushë volejbolli dhe lojra kampingu (te tipit Dart, Frisbi etj.)
Në bashkëpunim me organizatat partnere kampi ofron: lundrim me anije, kanoa, eskursione me këmbë në Gjipe dhe Livadhe, kurse profesionale për zhytjen me polumbarë,(dhe zhytje me fryme maska (snorkel), paisje zhytje për zhytësat, etj.
Risia e ketij viti eshte se ne kamping do te vijne nje grup partner te cilet do te ofrojne te gjitha llojet e lojrave te tavolines si shah, domino, tavell, puzzle mos u nxeh dhe formave te tjera te argetimit per te gjithe pushuesit.

JETA E NATËS
Në Jal nuk mungojn Beach-Bar-et të cilat ofrojnë ambiente mjaft të këndshëme me stil origjinal, buzë detit me muzikë të mire dhe kokteile të shumta. Sidoqoftë Dhërmiu me Havana dhe Lolipop apo Himara me Hola Club dhe bare të tjera të njohura janë shumë pranë dhe çdo fundjavë skuadra e kampit mund te organizoje vajtjen ne festa të ndryshme në një nga këto bare. Mos harrojme se nga viti kaluar Jales (shume prane kampit) iu shtua dhe nje nga Club-et me ne ze, Folie Marine..

OFERTAT DHE PAKETA
Kemi vene ne dispozicion te pushuesve 2 ofertat tona: Javore (nga e Hena ne te Hene) 9.400 Leke; dhe ate te Fundjaves (Te Premte - Te Diele) 4900 Leke.
______________________


Oferta Javore: 9.400 Leke
**********************
Nisja te Henen [08:00] - Kthimi te Henen [15:00]
Ne te cilen perfshihen:
1. Fjetja
2. Mengjesi
3. Darka
4. Transporti Tirane-Jal; Jal-Tirane
5. Aktivitete te tjera ne kamping
Treking, Volejboll, ping-pong, Bilardo, Darts
Futboll tavoline, Karaoke,Stacioni EcoVolis etj.
_________________________

Oferta Fundjaves : 4.900 Leke
*************************
Me te gjitha te mesipermet e perfshira,
Nisja te Premten,- kthimi te Djelen

PRENOTIMET / REZERVIMI
Prenotimi i candrave te kampit behet qe perpara nisjes nga Tirana apo vendi ku ndodheni ju, (dhe jo kur jeni nisur rruges per ne Jal). Prenotimi funksionon si per ata qe zgjedhin te udhetojne me mjetin e tyre personal ashtu edhe per ata qe udhetojne me grupin e nisjeve te organizuar qe zgjedhin paketen javore apo ate te Fundjaves (ku ne cmim perfshihet edhe trasporti).

Per te rezervuar cadren tuaj:
- Kontaktoni ne nr. e tel. (e gjeni ne faqen tone zyrtare www.kamping.al)
- Jepni te dhenat tuaja (Emer, Mbiemer) dhe nje nr. kontakti
- Nr. e personave do te rezervojne
- Sa nete do te qendroni. Do te zgjidhni nje nga paketat (javore/weekend) apo do te merrni vete persiper trasportin drejt kampingut dhe do te qendroni me pake se nje jave apo edhe me gjate.
- Ne cilen nga Dt. doni te niseni, ne nisjet e organizuara (ose cdo dite qe deshironi kur niseni me mjetet tuaja)
- Lini takim per te kryer pagesen, deri 2 dite para dites se nisjes duhet te takoni organizatorin per te kryer proceduren e pagese, ku pajiseni me nje mandat arketimi (dok. qe tregon se keni likuiduar pagesen per netet e qendrimit dhe ose trasportin) dhe me nje kupon (voucher) te kampingut, te cilet i dorzoni ne momentin qe akomodoheni ne cadrat tuaja.
- Nga ky moment ju viheni ne djeni per detajet e nisjes (per ata qe nisen me grupin me transport ju tregojme ne c’ore duhet te jeni tek vendi i nisjes)
Avantazhi i rezervimit eshte se qe nga moment qe kontaktoni me ne dhe lini takimin per pagesen cadra juaj quhet e “rezervuar” ( prandaj tregohuni te sakte per nr. e personave dhe neteve te qendrimit)

TRASPORTI
Organizatoret e Nisjeve ne Tirane koordinojne Data, Vendin dhe Oraret e nisjeve drejt Kapingut Jales, perkatesisht 2 here ne jave dite te Hene dhe te Premte.
Sic eshte bere tradite nisjet e te Henave jane nisjet e grupeve per qendrimin Javore dhe behen ne oren 08:00 (zakonisht me autobus) dhe te premteve behen nisjet per ata qe zgjedhin paketen “weekend” per te shijojuar fundjaven ne Jale, (zakonisht me furgon) nisja behet rreth ores 13:00 duke menduar se e premtja eshte dite pune/active dhe jo te gjithe kane mundesin te nise ne mengjes. (mund ndryshohet ne nje orar tjeter nqs te gjithe grupi per nisje bie dakort)
Udhetimi per ne Jal zgjat rreth 5ore e 30min. llogaritur edhe 2 ndalesat qe ben grupi gjate rruges (per te konsumuar ushqime te shpejta apo nevoja personale). Trasporti behet me autobuza komode me kapacitet deri ne 55 persona te paisur me TV & Ajer te kondicionuar ose Furgon me kapacitet 17 persona.
Per ata qe kekojne te nisen ne dite te tjera (jo ato ne kalendarin e nisjeve) mund te kontaktojne ne Nr e tel. per tu informuar rreth mundesise se nisjes se personalizuar.

SENDET E NEVOJSHME
Gjatë pushimeve tuaja në Jal, do të keni nevojë të domosdoshme për këto sende:
• Mbulesë të zakonshme ose carcafe për fjetjen.
• Kitin tuaj të higjenës.
• Krem plazhi.
• Sprai kundra insekteve. (per ata qe kane "lidhje te ngushte" me insektet :P )


Informazioni di contatto

Telefono00 355 69 441 6834

E-mailinfo@kamping.al

Sito Webhttp://www.kamping.al
http://www.camping.al

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate