19 luglio 2012

Jahtet në bregdet, tashmë një zyrë për procedurat


Tërhequr më 19 Korrik 2012
Të gjithë ata, të cilët disponojnë mjete ujore turistike si jahte apo anije me vela dhe që duan ti drejtohen bregdetit të Orikumit, tashmë nuk do të jenë të detyruar të ndalojnë fillimisht për procedura në portet e Durrësit apo Vlorës. Për herë të parë, të gjitha procedurat për regjistrimin e hyrje -daljeve për anijet do të kryehen në Orikum, falë çeljes së zyrës së policisë në këtë pikë turistike. Sipas shefit të kapitenerisë së Vlorës Anastas Goga, çelja e postës së policisë në këtë port është një ndihmë e madhe për turizmin si dhe për turistët. Ai shton se numri i lartë i të huajve që vizitojnë me mjete ujore turistike Shqipërinë po rritet ndjeshëm u pa e nevojshme vënia e kësaj zyre në dispozicion.
Më parë të gjitha anijet dhe jahtet duhej të ndalonin fillimisht në portin e Durrësit apo të Vlorës për procedurat përkatëse, më pas të niseshin në destinacione e tjera bregdetare. Kjo sorollatje kushtonte jo vetëm kohë, por edhe karburante për turistët dhe pushuesit.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate