24 luglio 2012

Italianët refuzojnë "Universiteti Europian i Turizmit" shqiptar, dyshime mbi projektin


 24 Korrik 2012 - 14:39
Nga Tirana në Bari në kërkim të studentëve të rinj. Një plan ekspansioni nga njëra anë në tjetrën të Mesdheut, zgjedhja e një sektori premtues, vendosmëria për të përforcuar marrëdhëniet institucionet me influencë në këtë fushë. Përbërësit për një operacion të suksesshëm ishin të gjithë aty, por ëndrra e një universiteti privat shqiptar u thye nga mosbesimi i rektorit të universitetit, Corrado Petrocelli dhe atij të Politeknikut, Nicola Costandino. Që prej disa kohësh, mbi tryezën e punës së të dy drejtuesve, ndodhej një praktikë që nuk bindte asnjërin prej të dyve: një kërkesë për bashkëpunim nga Universiteti Europian i Turizmit, i cili e ka nisur aktivitetit në muajin qershor 2008 në kryeqytetin shqiptar, dhe këtë vit edhe në Puglia, me një seli në Castellana Grotte. Në malësitë e Murgia, Universiteti Evropian i Turizmit, ka nisur që nga janari i kaluar kursin e parë të diplomimit në “Ekonomia e Turizmit”.

Kursi i studimeve është tre vjeçar, parashikon një tarifë prej 4.000 euro në vit për çdo student të regjistruar, të cilat mund të paguhen edhe më këste në sekretarinë përkatëse të këtij universiteti privat. Dhe kjo ishte sinjali i parë që ka alarmuar rektorët në Bari.
Kursi i diplomimit në “Ekonomia e Turizmit” në fakt, zhvillohet në ambientet e Semiramide Palace Hotel, një hotel me katër yje. Më 11 prill të vitit të kaluar, përpara se t’i përgjigjej kërkesës së tyre për bashkëpunim, Petrocelli, vendosi t’i dërgojë një letër Ministrisë së Arsimit, ku kërkon sqarime për organizatën që ka zbarkuar nga Shqipëria. “Duke u nisur nga marrëdhëniet delikate ndërkombëtare – shpjegon rektori i Barit - ne duam të gjitha garancitë, para se të marrim ndonjë vendim”. Ndërkohë, Universiteti i Turizmit i kishte bërë një kërkesë të ngjashme Politeknikut. “Na kanë propozuar një projekt kulturor e shkencor shumë të përciptë - shpjegon Costantino – që konsistonte në një lloj kursi të përbashkët diplomimi. Ne kemi kërkuar sqarime më të hollësishme në lidhje me këtë propozim, por unë nuk besoj se do të kemi ndonjëherë përgjigje”. Praktika, megjithatë, mbërrin në të dy senatet akademike të Universitetit të Barit.
Në universitete mbërrin dhjetorin e kaluar, por Petrocelli propozon ta shtyjë, për të mbledhur më shumë informacion. Pastaj nis një letër në ministri, nga e cila ende nuk ka mbërritur një përgjigje.

Ndërkohë, të premten e kaluar senati akademik është mbledhur sërish i Politeknikut dhe Rektori Costantino ka bllokuar çdo gjë. “Marrëveshja me Universitetin Evropian të Turizmit nuk ka për t’u bërë”. Sa i përket universitetit tjetr, edhe Petrocelli është i bindur. “E të mendosh që Universiteti i Barit na kishte dërguar edhe një projekt-marrëveshje që ne e kishim nënshkruar dhe dërguar sërish” - thotë Salvatore Messina, president i Universitetit të Turizmit në Tiranë, i cili u kontaktua nëpërmjet linjës telefonike. “U kemi propozuar një bashkëpunim të dy universiteteve të Barit, siç bëmë edhe me 25 universitete të tjera italiane”. Në faqen e saj, në fakt, Universiteti Europian i Turizmit thotë se ka marrëdhënie me 14 vende evropiane, duke përfshirë Universitetin e dytë të Napolit dhe Cà Foscari të Venecias.

Në data base-n e të dhënave të Ministrisë italiane të Arsimit, megjithatë, nuk ka asnjë gjurmë të kursit të diplomimit në “Politikat e turizmit”. Shpjegimi qëndron në faktin se zyra e Castellana-s, ishte rregullisht e hapur, por si zyrë e jashtme e universitetit shqiptar. Ligjet italiane parashikojnë, që për ata që kanë fituar titullin, mund të kërkojë t’u njihet edhe në vendin tonë (Itali, red). Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të siguruar dy rektorët në Bari. Për ironi të fatit, Messina në nëntor të vitit të kaluar ishte në auditorin e Universitetit, ku ai mbajti një konferencë për politikat e turizmit në Puglia, me tabela të mëdha që reklamonin kursin e tij të studimeve. “Ngjarja nuk u organizua nga ne, - siguron Petrocelli - por me sa duket ata kanë marrë me qira një sallë, siç bëjnë shumë organizata të tjera.”
Rasti pritet të marrë një përgjigje edhe nga CURC, Komiteti Rajonal Koordinues për Universitetet, i kryesuar nga Petrocelli dhe ku bëjnë pjesë edhe rektorët e Puglias, guvernatori Nichi Vendola, (i cili delegon përgjegjësin e Arsimit për rajonin, Alba Sasso) dhe përfaqësuesit e studentëve. Kjo nënkuptohet nga qëndrimi që CURC ka mbajtur ndaj LUM, Universiteti privat i Casamassima (që përfaqësohet në CURC nga rektori Degennaro Emmanuele), i cili ka planifikuar të hapë një seli të re në Trani. Komiteti ka shprehur kundërshtimin e tij. “Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar – tha Petrocelli - dhe unë kam informuar mbi rastin Castellana edhe përgjegjësen Sasso”. Fundi i misionit nga Tirana në Bari.
(gm/shqiptarja.com)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate