31 luglio 2012

Instalohen panele diellore në Theth,duke fuqizuar ekonominë lokale përmes krijimit të eko-turizmit të qëndrueshëm.

2012-07-31 10:51:25

Programi i PNUD-it për Ndryshimet Klimatike, Programi i Grandeve të Vogla i Fondit Global për Mjedisin (GEF/SGP), në bashkëpunim me Zyrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman (GIZ) dhe Bankën ProCredit i realizuar nga Ministria e Ekonomisë, bëri të mundur instalimin në 11 hane në zonën e Thethit të paneleve diellore që sigurojnë energjinë elektrike dhe ujin e ngrohtë. Projekti rrit cilësinë e jetesës dhe shërbimeve në zonën më turistike malore të vendit, duke siguruar dhe energjinë elektrike të munguar dhe ujin e ngrohtë për bujtësit e këtyre haneve, por dhe për vetë banorët. 11 hane dhe qendra shëndetësore janë të pajisura me sisteme fotovoltaike, të cilat sigurojnë furnizimin me energji elektrike për ndriçim. Përfituesit kanë bashkë-financuar koston e instalimit. Gjatë vënies në përdorim të këtyre sistemeve janë promovuar shembuj konkretë jetësorë të ekonomisë së gjelbër që demonstrojnë në terma realë sesi qasjet miqësore me mjedisin mund të sjellin rritje ekonomike, zhvillim, vende pune dhe të zvogëlojnë pabarazinë.
Këto ndërhyrje kanë si qëllim përmirësimin e jetës së banorëve të Thethit, duke fuqizuar ekonominë lokale përmes krijimit të eko-turizmit të qëndrueshëm. GIZ dhe GEF/SGP kanë bërë për disa vite investime në këtë zonë për ta kthyer atë në një destinacion turistik malor, duke promovuar turizmin përmes haneve të Thethit. Në vitin 2011, funksiononin 23 hane dhe numri i turistëve arriti në 12 000, në krahasim me 300 në vitin 2006. Të ardhurat e përftuara nga banorët arritën deri në 200 000 euro, të cilat llogariten në 7-8 herë më të larta se skema e ndihmës sociale.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate