11 luglio 2012

Inaugurohet terminali i ri i pasagjerëve në Portin e Durrësit

Durrës Publikuar: Korrik 11,2012 - 13:06 Inaugurohet sot pasdite terminali i ri i pasagjerëve në portin e Durrësit. I pranishëm në ceremoni do të jetë edhe kryeministri Berisha, ministri i Transporteve Sokol Olldashi, Drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit Eduard Ndreu etj. Terminali, investim me vlerë rreth 21.9 milion euro, i bashkëngjitet investimeve të shumta të realizuara në Portin e Durrësit që prej vitit 2006, duke bërë që ato të kalojnë vlerën e 60 milion eurove. Terminali i ri i standardeve evropiane ka 65 mijë m2 sheshe,  25 mijë m2 ndërtime, 4500 m2 godina të pasagjerëve, 10 poste të kontrollit të njëkohshëm për pasagjerët këmbësorë, 36 poste për kontroll të njëhershëm për pasagjerët me autovetura, 12 poste për kontrolle të njëhershëm për kamionet.

Terminali i ri i portit të Durrësit - Top... di TopChannelAlbania

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate