16 luglio 2012

Gjirokastër, 7 vjet në UNESCO 16/07/2012

Gjirokastër, 7 vjet në UNESCO Gjirokastra, në 7-vjetorin e hyrjes se saj në UNESCO, perveç arritjeve perballet ende edhe  me  sfida. Kete e kane pohuar drejtoresha  e Turizmit Denisa Pesha dhe Specialisti  i Monumenteve, Vladimir Qirjaqi.

Numri i turisteve eshte rritur me 8 here,qe pas hyrjes se Gjirokastres ne UNESCO, nderkohe qe me dhjetra  shtepi karakteristike te ketij qyteti, megjithe punen e bere vuajne ende mungesen e investimeve. Ne korrik  te 2005 ne sesionin  e 29 te UNESCO-s, Gjirokastra u mor ne mbrojtje si nje qytet me vlera te veçanta  arkitekturore.

Ne kuader  te kesaj u organizua panairi me prodhimet e zejtareve  te zones, kuzhinen tradicionale, si dhe  pavione promocionale te "Parkut Arkeologjik Antigone" dhe "Zyres se Menaxhimit te Gjirokastres historike".

Parakalimi  ne pazarin karakteristik ju parapriu vizitoreve vendas dhe te huaj drejt vendit te organizimit te panairit. Ne takim ka pershendetur kreu i Bashkise se qytetit, Flamur Bime, i cili pohoi se pas hyrjes ne UNESCO, Gjirokastra eshte kthyer ne nje destinacion te rendesishem turistik ne rajon.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate