03 luglio 2012

Gërmime arkeologjike, në zbulim të fakteve të reja të trashëgimisë

Tiranë Korrik 03,2012 - 10:06Disa grupe arkeologjike pritet të sjellin të dhëna të reja për trashëgiminë kulturore në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Gërmime të reja po kryhen për periudha të ndryshme në disa zona arkeologjike. Gërmimet janë në bashkëpunim edhe me studentët e universiteteve.

"Interesi po përqëndrohet te konsolidimi i gjetjeve, i siteve dhe i parqeve dhe i qendrave arkeologjike dhe objekteve monumentale dhe njëkohësisht zgjerimi i kërkimeve në mënyrë që çdo qendër të marri një fizionomi sa më të plotë dhe që ti shërbejë në mënyrën më të mirë të mundshme edhe si të thuash, jetës kulturore në këto qendra të ndryshme", thotë për VOA, Ardian Marashi, drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike.

Studimet pritet të plotësojnë kuadrin historik të këtyre zonave arkeologjike, si në Shkodër në Lezhë, në Finiq etj.http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/41608

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate